AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Trajneri i Kroacisë, Dalic: Shqipëria është e rrezikshme, nuk pritej të dilnin të parët në grup

Trajneri i Kroacisë, Dalic: Shqipëria është e rrezikshme, nuk pritej të dilnin të parët në grup

Respektin për skuadrën e tij e ka gjithmonë maksimal.

Zlatko Dalic është nga ata kroatë tipikë që askënd nuk e mendon më të mirë sesa veten, ndonëse pranon se shorti në Euro 2024 ishte i tmerrshëm. Kjo, jo vetëm për shkak të Spanjës dhe Italisë, por edhe të kombëtares shqiptare.

“Sipas mendimit tim kemi grupin më të vështirë të mundshëm. Luajmë kundër kampionëve në fuqi të Europës, kundër fituesve në fuqi të Ligës së Kombeve, ne jemi të tretët në botë, pra është grupi më i vështirë. Shqipëria, që luajti mirë në eliminatore, gjithashtu nuk është aspak kundërshtar i lehtë. Më e keqja që mund të na ndodhte”.

Resize text