AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Tottenham thellon krizën e Manchester City

Tottenham thellon krizën e Manchester City

Janë në një krizë të thellë dhe këtë e konfirmon humbja e 5-të radhazi.

“Qytetarët” e Manchester City kanë zhgënjyer jo pak në “Etihad”, teksa është mundur nga Tottenham i Ange Postecoglou me rezultatin e thellë 3-0, në sfidën e vlefshme për javën e 12-të të Premier League.

“Ylli” i sfidës ishte “fantazisti” anglez, James Maddison, i cili arriti të plotësonte dopietën personale në minutat 13’ e 20’, ndërsa për të vulosur fitoren e thellë të skuadrës nga Londra menduan anësori spanjoll Pedro Porro dhe uellsiani Brenna Johnson.

Falë këtij triumfi Tottenham ngjitet në vendin e 6-të renditjes me 19 pikë, ndërsa Manchester City mbetet në vendin e 3-të me 23 pikë, duke i dhënë mundësinë kryesuesve të Liverpool të krijojnë shkëputjen prej 8 pikësh. /i.m /abcnews.al

Resize text