Home
Tottenham gjen trajnerin e ri, Postecoglou do jetë në krye të “Spurs” për dy sezone
Published
1 year agoon
Ange Postecoglou i thotë po Tottenham-it ose të paktë kështu raportojnë mediet britanike.
Sipas “BBC” trajneri Australian dhe “Spurs” kanë vendosur që të bashkëpunojnë për dy sezone.
Pas fitores së Premier Leagues në Skoci, Postecoglou duhet të zëvendësojë Antonio Conten në pankinën e klubit londinez.
Ishin disa emra të mëdhenj që u përfolën për të marrë drejtimin e Tottenham si Pochettino që tashmë është në krye të Chelseat, Tuchel që mori drejtimin e Bayern dhe në fund edhe Nagelsmann, i cili aktualisht po përflitet për të marrë drejtimin e PSG-së, megjithatë duket se në fund klubi ka zgjedhur t’i besojë Postecoglou.
You may like
-
“Topçinjtë” në garë për Osimhen, Arsenal “all in” për “bomberin” nigerian
-
Në “monitorim” nga Real e Barça, njëri prej vëllezërve Williams pret “menaxherët”
-
Kosova pa trajner, emri i Ilir Dajës shfaqet si kandidati kryesor
-
Zyrtare/ Kosova e shkarkon selektorin Gliha
-
Kualifikimi vlen sa një “thesar”, ja sa fiton kombëtarja shqiptare për pjesëmarrjen në Europian
-
Kosova-Bjellorusia, formacionet zyrtare
Home
Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian
Published
1 month agoon
9 September 2024Genc Nuza do ta gjykojë ndeshjen kualifikuese për Evropianin U21.
UEFA i beson përsëri gjyqtarëve nga Kosova për të ndarë drejtësinë në kompeticione të nivelit të lartë.
Ndeshja e grupit H, Slovenia U21 – Qipro U21 do të gjykohet nga gjyqtari i Kosovës, Genc Nuza.
Në këtë ndeshje, që do të zhvillohet në stadiumin “Mestni Stadion Fazanerija” në Murska Sobota, gjyqtari Nuza do të asistojë nga Besnik Morina dhe Arbnor Bullatovci, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Erdall Zasella.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, më 10 shtator, me fillim në orën 18:00. /Gazeta Olle/
Futbollisti i Bayern Munchenit, Joshua Kimmich është bërë kapiten i ri i Gjermanisë.
Ky vendim u mor gjatë ditës së djeshme nga selektori Julian Nagelsmann, pas pensionimit të Ilkay Gundoganit.
29-vjeçari do ta udhëheq “Die Mannschaft” në garën e Nations League.
Ndeshjen e parë të këtij edicioni, kombëtarja gjermane do ta luajë të shtunën kundër Hungarisë.
Nga viti 2016-të, Kimmich shiritin e kapitenit të Gjermanisë e ka bartur shtatë herë.
Kombëtarja e udhëhequr nga Nagelsmann, është në grupin e 3-të të ligës A, me Hungarinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Holandën.
Home
Debutim ëndrrash për Albion Rrahmanin, Sparta e Pragës kualifikohet në Ligë të Kampionëve
Published
1 month agoon
27 August 2024Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi, Indrit Tuci, Qazim Laçi e Kastriot Imeri janë shqiptarët që sot siguruan me skuadrat e tyre përkatëse Ligën e Kampionëve.
Sparta e Pragës fitoi 2:0 ndaj Malmos, ndërsa Young Boys e mposhti 1:0 Galatasarayn, për ta mundësuar këtë.
Te gjiganti çek luajnë katër futbollistë të cilët përfaqësojnë Shqipërinë apo Kosovën, teksa te Young Boys luan Kastriot Imeri që përfaqëson Zvicrën.
Albion Rrahmani pati debutim ëndrrash, pasi 14 minuta pasi hyri në fushë, ia doli të shënonte për rezultatin përfundimtar.
Sparta e Pragës kishte fituar në udhëtim 2:0 një javë më parë, teksa edhe sot triumfoi me të njëjtin rezultat, për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.
Nga minuta e parë vetëm Qazim Laçi startoi, por në pjesën e dytë u inkuadruan dyshja kosovare, Albion Rrahmani e Ermal Krasniqi, teksa minuta nuk pati për Indrit Tucin.
Për skuadrën çeke shënoi fillimisht Haraslin në minutën e 80-të nga penalltia, teksa tre minuta më vonë ylli i Kosovës realizoi për rezultatin përfundimtar 2:0.
Pas kësaj fitore, Sparta e Pragës kualifikohet në Ligë të Kampionëve pas 18 vitesh mungesë, teksa futbollistët shqiptarë të lartëcekur do të paraqiten për herë të parë në garën më të fortë për klube në Evropë.
Në anën tjetër edhe Kastriot Imeri, e ka siguruar Ligën e Kampionëve me skuadrën e tij, Young Boys, pasi befasuan gjigantin turk, Galatasaray, duke e mposhtur në të dy ndeshjet, por për mesfushorin kosovar me nënshtetësi zvicerane nuk pati minuta në këtë përballje.
Numrin e shqipëtarëve në Ligën e Kampionëve pritet ta shtojnë Arbër Hoxha e Edon Zhegrova me klubet e tyre, Dinamo Zagreb e Lille, pasi kanë shënuar fitore të thella në ndeshjet e para, teksa nesër do t’i kenë ndeshjet e kthimit.