Connect with us

Home

Torino dhe Sampdoria mbesin barazim,Parma fiton në Genoa

Published

on

Mbyllet në shifrat 2-2 sfida dramatike midis Torinos dhe Sampdorias në stadiumin “Olimpico – La Grande Torino”.

Sfida nisi me Torinon kërkuese ku i’u mohua një gol nga Beloti në minutën e 7’. Ishte Beloti ai që realizoi golin e parë të sfidës në minutën e 25’, ku realizoi gol në prezencën e 200-të me fanelën e Torinos.

Shifrat u barazuan 1-1 në minutën e 54’ nga ish-interisti Antonio Kandreva. Sampdoria mori lojën në dorë ku përmbysi rezultatin, dhe pas gati 10 minutash realizoi dhe golin e dytë me Kualiarelën.

Më pas ishte Meite ai që riktheu baraspeshën por edhe rezultatin final të sfidës në minutën e 77’. Torino noton në ujëra të turbullta ku renditet në vendin e 18 me 6 pikë të grumbulluara, ndërsa Sampdoria në klasifikohet në vendin e 11 me 11 pikë.

Në ndeshjen tjetër Parma mposhti Genoan me rezultat 1-2.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text