Todd Boehly nuk lejoi largimin e Kepa Arrizabalagas nga ‘Stamford Bridge’

0 0
Read Time:36 Second

Pronari i Chelseat, Todd Boehly nuk lejoi largimin e Kepa Arrizabalagas nga ‘Stamford Bridge’.

Kepa ishte afër bashkimit me Napolin këtë verë pasi skuadra e Serie A ofroi ta merrte atë në huazim këtë sezon me një opsion për ta bërë marrëveshjen të përhershme më vonë, por pronari i Chelsea, Todd Boehly ndërhyri dhe e ndaloi lëvizjen sipas Fabrizio Romano.

“Kepa ishte në të vërtetë afër largimit në verë pasi Napoli ishte në bisedime të avancuara me Chelsean për një marrëveshje. Në fund, Todd Boehly nuk pranoi një propozim huazimi me një opsion blerjeje. Ai donte vetëm të vazhdonte një marrëveshje të përhershme”, ishin fjalët e gazetarit italian.

Spanjolli ka kontratë me ‘Blutë e Londrës’ deri në vitin 2025.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %