AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Tirana barazon me Lacin

0 0
Read Time:1 Minute, 0 Second

Tirana ka barazuar në një ndeshje dramatike ndaj Laçit në shifrat 3-3. Bardhebluve nuk i ka mjaftuar as “Halandi i saj” për të triumfuar, Redon Xhixha. Ky i fundit i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë, duke shënuar edhe një tjetër tre golësh, këtë herë ndaj ish-ekipit. Fillimisht ishin kurbinasit që kaluan në avantazh me Mazrekaj, që përfitoi nga hapësira boshe në prapavijë e Tiranës.

Vetëm dy minuta më vonë ishte Xhixha që barazoi dhe në të 37 kaloi bardheblutë në avantazh me një tjetër gol individual. Laçi do të barazonte me anë të 11-metërshi që shkaktoi shumë polemika në të 63, por Borsyiuk bëri detyrën dhe i saktë nga penalltia. Ishte sërish radha për Xhixhën që me një tjetër super gol, shkoi në kuotën e 10 golave të shënuara në vetëm 7 javë kampionati.

Dhe kur pritej përfundimi i takimit, Mazrekaj shënoi një gol nga distanca me goditje dënimi, në mënyrë tërësisht të pabesueshme. Një krosim që shkoi në rrjetë dhe me Bekajn që doli huq në idenë e tij sesi mund të ndërhynte. Në ditën e sotme është luajtur edhe përballja mes Erzenit dhe Egnatias që nuk prodhoi gola, duke u mbyllur me shifrat 0-0.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Resize text-+=