AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Tifozat Kuq e Zi me reagim të ashpër për FSHF-në dhe Dukën: Ju nuk jeni Shqipëria, nuk mjaftuan mijëra viktima shqiptare

Tifozat Kuq e Zi me reagim të ashpër për FSHF-në dhe Dukën: Ju nuk jeni Shqipëria, nuk mjaftuan mijëra viktima shqiptare

Tashmë ka mbetur vetëm të zyrtarizohet organizimi i Kampionatit Evropian për U21 mes Shqipërisë dhe Serbisë për vitin 2027.

UEFA ka konfirmuar se vetëm këto dy shtet kanë respektuar afatet dhe se tashmë do tu jepet organizimi.

Tifozat Kuq e Zi, që janë edhe grupimi më i madh i tifozëve të kombëtares kuqezi, kanë reaguar ashpër ndaj mos largimit të kandidaturës.

 

Sipas tyre, ky organizim assesi nuk mund të quhet i Shqipërisë, pasi FSHF-ja nuk ka kompetencën të flasë në emër të shqiptarëve dhe Shqipërisë, por vetëm në emër të vetin si organizatë.

“Nuk mjaftuan me mijëra reagime, shkrime, emisione e analiza unanimisht KUNDËR për këtë nismë, por që FSHF-ja me saktë kreu i saj me hirë ose pahirë mori mbi supet e veta të drejtën e vendosjes kokë më vete për një nismë me kaq shumë kundërshtime. Nuk mjaftuan as qindra mijëra viktima shqiptare, gjenocidi e masakra. Gjithashtu nuk mjaftoi as nata e 14 tetorit kur Kombëtarja Shqiptare u gjend në një ambient terrori, e ku u bë thirrje “vrisni shqiptarët”, e ku lojtarët shqiptarë u rrahën e u fyen, madje edhe ju rrezikua jeta e tyre.”, thuhet në reagim.

Resize text