AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Thuram rrezikon finalen e Superkupës së Italisë për shkak dëmtimi

Thuram rrezikon finalen e Superkupës së Italisë për shkak dëmtimi

Interi mori një fitore të rëndësishme ndaj Atalantës me rezultatin 2-0 në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë, për të prerë biletën për në finalen e madhe.

Megjithatë ky sukses ka pasur edhe pasoja për skuadrën e Simone Inzaghi-t. Sulmuesi Marcus Thuram ka shfaqur një problem muskulor dhe rrezikon të mungojë për finalen e madhe të Superkupës.

Francezi është një nga më të spikaturit te Interi këtë sezon dhe një mungesë e tij do të hapte probleme të mëdha. Interi do të përballet në finale të Hënën, me fituesin e çiftit Juventus-Milan.

Resize text