Connect with us

Home

Thiago Silva synon të luaj deri në moshën 40 vjeçare

Published

on

Qendërmbrojtësi i Chelseat, Thiago Silva ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.

Silva është 38 vjeçar dhe vazhdon të luajë në një nivel të lartë me Chelsean.

Së fundmi mbrojtësi brazilian ka folur në lidhje me të ardhmen e tij, duke thënë se synon të luajë deri në moshën 40 vjeçare.

“Varet nga ky sezon dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në Kupën e Botës… dhe varet gjithashtu nga një zgjatje e kontratës. Por mund të konfirmoj se qëllimi im është të luaj deri në moshën 40-vjeçare, po”, u shpreh ai.

Silva gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur në disa ekipe të mëdha evropiane, në mesin e tyre në Paris Saint Germain, Milan, Porto dhe së fundmi Chelsea.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text