Read Time:35 Second

Thiago Silva ka thurur elozhe për trajnerin e ri të Chelseat, Graham Potter.
Sipas tij, anglezi është një njeri i veçantë dhe shumë i thjeshtë.
Ndër të tjera, braziliani thotë se Potter ka aftësi për t’i menaxhuar lojtarët dhe të ketë komunikim të mirë me ta.
Thiago Silva për Potter: “Ai është një djalë i veçantë, një djalë shumë i mirë dhe i përulur”, tha ai për TNT Sports.
“Ai nuk ka nevojë të jetë i përsosur në fushë, ai di të menaxhojë mirë lojtarët dhe mund ta organizojë mirë ekipin me komunikimin e tij shumë njerëzor dhe modest”, përfundoi Silva.
Potter erdhi në krye të Chelseas më 8 shtator, pas shkarkimit të Thomas Tuchel.