AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Teuta përmbys rezultatin ndaj Egnatias

0 0
Read Time:1 Minute, 8 Second

Teuta e ndien veten me fat dhe me një ndihmë hyjnore ka fituar sot me Egnatian. Megjithëse vendasit dominuan për pjesën më të madhe të ndeshjes, me tre raste të vetme të krijuara, durrsakët arritën të përmbysnin në shifrat 1-2.

Ekipi i Shkëmbit kishte vetëm një rast në pjesën e parë, në minutën e 24, teksa Atanda u tregua fantastik për të mbyllur Grudën, që gjendej para portierit. Vetëm pak minuta më vonë ishte Camaj që u gjend i boshatisur dhe nuk arriti të shënonte para Qirkos. Shumë raste të shpërdoruara nga De Large, me ndeshjen që u kthye me një portë. Kështu vazhdoi edhe pjesa e dytë derisa Egnatia gjeti golin e parë në të 65.

De Large korrigjoi gabimet e tij, iu shmang bukur Kotobellit dhe gjeti golin. Menjëherë pas këtij realizimi, Egnatia lëshoi terren për durrsakët. Por sërish këta të fundit nuk ishin të rrezikshëm në portën kundërshtare. Kur dukej se vendasit do ta fitonin këtë takim, Kotobelli realizoi një prej golave që do të duhen vite që të përsëriten nga distanca, duke shpëtuar Teutën në minutën e 80.

Edhe pas këtij momenti, Egnatia kishte mundësi të artë me Xhekson dhe Mustën për të kaluar në avantazh, por Qirko dhe fati nuk e lejuan. Derisa në minutën e 96, pas një krosimi nga goditja e këndit, Jazxhi i dha fitoren e madhe Teutës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Resize text-+=