Java e 26-të e Kategorisë Superiore u mbyll ashtu siç edhe nisi, me rezultate befasuese. Kështu, Tirana, skuadra më e titulluar në vend, u mposht 2-1 nga Teuta në “Niko Dovana” dhe rreshqet në vendin e parafundit në klasifikimin me vetëm tri pikë më shumë se Skënderbeu, që mori maksimumin e pikëve përballë kampionëve në fuqi të Egnatias.
Në stadiumin SKënderbeu të Korçës Egania nuk doli në lojën e saj më të mirë dhe nuk pati ndoshta as dëshirën për sakrifikuar më shumë në këtë fushë të vështirë, ku vendosi penalltia e ekzekutuar saktë nga Nikaj. Gjithsesi, kjo humbje nuk ndryshoi gjë në klasifikim për Egnatian, që vazhdon të kryesojë, por me një diferencën prej vetëm tri pikësh ndaj Vllaznisë.
Moment shumë i vështirë për Tiranën, që me renditen aktuale zbret direkt një kategori më poshtë. Teuta fitoi duelin e mbijetesës falë golave të Simeu dhe Llocit me 11-metërsh, që e bënë të pavlefshëm golin e Jarmouni që në minutën e 15-të.