Connect with us

Serie A

Të pandalshëm në Itali, “Zikaltërit” shkërrmoqin kampionët për vendin e parë të tabelës

Published

on

0 0
Read Time:56 Second

Mund të thuhet me plot gojë se janë pretendentët absolut për fitimin e titullit kampion të Serie A këtë sezon. “Zikaltërit” e Inter kanë arritur të tregojnë edhe një herë “dhëmbët” në kampionat, teksa kësaj here kundërshtarë ishin kampionët në fuqi të Napoli, të cilët u mundën në “shtëpinë” e tyre, me rezultatin e thellë, 0 me 3.

Një gol, në pjesën e parë të sfidës, nga Hakan Calhanoglu, në minutën e 44’-t të sfidës, si dhe dy gola, në fraksionin e dytë të lojës, nga Nicolo Barella e Marcus Thuram, në minutat 62’-të dhe 85’-të mjaftuan për të “vulosur” fitoren e radhës në transfertë të “Gjapërinjve” të Milanos.

Falë këtij rezultati, “Zikaltërit” e teknikut Simone Inzaghi ngjiten sërish në vendin e parë të Serie A, kësaj here, me 35 pikë, duke parakaluar kështu “bardhezinjtë” e Juventus, që gjenden në vendin e 2-të të tabelës, me 33 pikë. Ndërkaq, Napoli zbret në vendin e 5-të të renditjes, me 24 pikë, po aq sa Roma e vendit të 4-t, por me një golavarazh më të keq se këta të fundit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Serie A

Milan njoftohet me humbjen e dytë këtë edicion, mposhtet nga Fiorentina

Published

on

0 0
Read Time:39 Second

Skuadra e AC Milan ka pësuar humbjen e dytë në kampionatin italian, pasi u mposht 2:1 ndaj Fiorentinas në javën e shtatë.

Pjesa e parë ishte tejet interesante, ku u shënua një gol dhe u humbën dy penallti, shkruan Indeksonline

Golin për 1:0 e shënoi mesfushori francez, Yacine Adli në minutën e 35’të.

Kurse penalltitë i humbën lojtarët, si: Moise Kean dhe Theo Hernandez.

Në pjesën e dytë, Milani barazoi shifrat në 1:1 me anë të Christian Pulisic. Kurse, Tammy Abraham humbi një 11-metërsh.

Golin për tri pikë për “violan” e shënoi Gudmundsson në minutën e 73’të.

Me këtë fitore, Fiorentina shkon në kuotën e 10 pikëve në pozitën e 11-të, kurse Milani mbetët me 11 pikë në pozitën e 6-të.


Happy

Happy

0 %


Sad

Sad

0 %


Excited

Excited

0 %


Sleepy

Sleepy

0 %


Angry

Angry

0 %


Surprise

Surprise

0 %

Continue Reading

Serie A

Juventus pranon golin e parë këtë edicion, Cagliari e ndal në barazim

Published

on

0 0
Read Time:36 Second

Penalltia e konkretizuar në minutën e 88-të nga rumuni Razvan Marin, është goli i parë që skuadra e Juventusit e ka pranuar këtë edicion.

Cagliari e barazoi rezultatin në “Alianz Stadium” të Torinos, duke ia mohuar “Zonjës së Vjetër” fitoren, njofton Klankosova.tv.

Vendasit e morën avantazhin poashtu nga pika e bardhë, përmes serbit Dusan Vlahoviq, por që nuk u mjaftoi për 3 pikë.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Thiago Motta ka dështuar ta kap vendin e dytë dhe t’i rrijë afër liderit, Napolit, raporton Klankosova.tv.

Ekipi i Amir Rrahmanit mbetet lider pas shtatë xhirove, me 16 pikë, pasuar nga kampioni aktual, Inter, që ka dy më pak, kurse Juventus është i treti me 13 sosh.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Serie A

Inzagi ndryshon 7 lojtarë për ndeshjen me Torinon, Asllani mbetet në stol

Published

on

0 0
Read Time:43 Second

Paraqitja jo e mirë në derbin me Milanin i ka kushtuar shumë Kristjan Asllanit, i cili që prej atij takimi nuk ka marrë shumë minuta loje.

Ditën e sotme Interi do të sfidojë Torinon në “San Siro” dhe Simone Inzagi pritet që të ndryshojë përsëri ekipin krahasuar me formacionin, i cili luajti ndeshjen e vlefshme për Champions League në mesjavë.

Për duelin e sotëm Inzagi ka projektuar rotacion të rëndësishëm duke aktivizuar plot 7 lojtarë të ndryshëm nga 11-ja e cila mundi Cervena Zvezdën 4-0.

Mes emrave nuk figuron ai i Kristjan Asllanit. Për ndeshjen e sotme Inzagi i ka besuar Çalhanoglusë përsëri gabinën e regjisë.

Formacionet e mundshme

Inter (3-5-2): Zomer; Bisek, Açerbi, Bastoni; Darmian, Fratezi, Çalhanoglu, Mkhitarian, Dimarko; Lautaro, Thuram.

Torino (3-5-2): Milinkoviç-Saviç; Valukievic, Koko, Mazina; Pedersen, Riçi, Tameze, Iliç, Lazaro; Adams, Zapata.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=