UEFA Euro 2024
“Të foksuar te Kroacia, më pas shohim Spanjën/ Mitaj: Kritikat ndaj Hysajt? Ka kontribuar shumë për kombëtaren
Published
4 months agoon
Mario Mitaj thotë se kombëtarja aktualisht është e fokusuar vetëm te ndeshja e radhës me Kroacinë.
Në një konferencë për mediat, mbrojtësi u shpreh se ekipi ka analizuar Kroacinë, më pas do shihet ndeshja me Spanjën.
Lidhur me kritikat ndaj Elseid Hysajt për pësimin e golit të dytë ndaj Italisë, Mitaj deklaroi se Hysaj ka kontribuar shumë për kombëtaren.
“Mund të jetë edhe pak faji im, të gjithë si skuadër, krosimi nuk duhet të ishte bërë, por duhet ta përmirësojmë në stërvitje. Besoj se po, varet nga tifozët, nëse do të vijnë në stadium. Ne po përgatitemi, kemi analizuar shumë mirë Kroacinë, tani na intereson vetëm Kroacia, shpresoj të marrim rezultat të mirë, më pas shohim edhe Spanjën. E bukur nuk është të kritikosh një lojtar që ka kontribuar shumë me kombëtaren, ka dhënë shpirtin për kombëtaren. Nuk është gjë e bukur. Secili bën kritikën e vet”, theksoi Mitaj.
You may like
-
“Topçinjtë” në garë për Osimhen, Arsenal “all in” për “bomberin” nigerian
-
Southgate: Anglia mbetet një gjigand i futbollit
-
Rumania triumfon bindshëm ndaj Ukrainës
-
Munishi i çon selam Sylvinhos: Koha ta përdorësh artilerinë e rëndë si Daku e Hoxha
-
Dovbyk me shokë kërkojnë fitore, publikohen formacionet e sfidës Rumani-Ukrainë
-
“Është e vështirë të luash përballë skuadrave që mbrohen”, Southgate: Bellingham na nderoi, ai di si të bëjë diferencën
UEFA Euro 2024
Trajneri i Spanjës: S’kam preferenca për finalen
Published
3 months agoon
10 July 2024Përzgjedhësi i Spanjës Luis de la Fuente thotë se nuk ka ndonjë kundërshtar favorit për finalen e “Euro 2024”.
“La Roja” bëri një përmbysje ndaj Francës për t’u kualifikuar në finalen e Kampionatit Evropian, aty ku do ta pret fituesin e përballjes Angli – Holandë.
Sidoqoftë, La Fuente insiston se nuk i intereson se më kë do të përballet ngase të dy kombëtaret do të jenë rival në nivel.
“Nuk ka rëndësi se kush kundërshtari është, tashmë kemi parë rrugëtimin që kemi bërë në Euro 2024”.
“Janë dy rivalë të mëdhenj dhe po i presim me duart e hapura”.
I pyetur nëse do të ishte më e mira për futbollin nëse Spanja mposht Anglinë në finale, La Fuente u përgjigj: “E tëra që bëjmë është të provojmë dhe të jemi të fortë në idenë tonë”.
“Jemi të lumtur që kemi arritur në finale. Kemi qenë në gjendje të mbërrijmë në finale dhe ta dërgojmë Spanjën në vendin që i përket në sport”.
Përndryshe, përballja Angli – Holandë do të nis me fillim nga ora 21:00, derisa finalja zhvillohet të dielën.
UEFA Euro 2024
Penalltia e mohuar zemëron gjermanët/ Firmosin peticionin, kërkojnë përjashtimin e arbitrit dhe përsëritjen e sfidës me Spanjën
Published
3 months agoon
8 July 2024Rrugëtimi i Gjermanisë në Kampionatin Evropian të Futbollit “Euro 2024” përfundoi të premten e shkuar mes shumë kritikave dhe pakënaqësive, në sfidën e luajtur kundër spanjollëve.
Një rast i pretenduar nga Kombëtarja e Gjermanisë për penallti, ka nxitur polemika të shumta dhe akuza për mënyrën e arbitrimit.
Për këtë situatë, tifozët e Gjermanisë kanë firmosur një peticion me anë të të cilit kërkojnë heqjen e Anthony Taylor nga lista e gjyqtarëve të UEFA-s. Në peticion, tifozët gjithashtu kërkojnë përsëritjen e sfidës mes Gjermanisë dhe Spanjës.
Ata janë të zemëruar me arbitrin anglez dhe ekipin e VAR për mohimin e një penalltie pasi spanjolli Marc Cucurella preki topin me dorën në zonë, në përpjekje për të frenuar një goditje të fortë të futbollistit gjerman Jamal Musiala.
Spanja thelloi shifrat në 2-1 në minutën e 119, me autor Mikel Merino, duke vulosur fitoren e kontestuar përballë mikpritësve të “Euro 2024”
Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann ka thënë se i dhemb eliminimi i skuadrës së tij nga Kampionati Evropian.
Ai tutje u shpreh se ndeshja me Spanjën ishte ballafaqim i fort.
Urime Spanjës që arriti në gjysmëfinale. Ndeshja ishte shumë e hapur në pjesën e parë. Ne ishim më të mirë në pjesën e dytën. Dhe nga minuta e 60 e tutje ne ishim padyshim skuadra më e mirë në fushë. Na dhemb shumë ky eliminim, pasi mund të reagojmë vetëm pas dy vitesh. Dhe ndoshta nuk do të kem më kurrë mundësinë të përjetoj një kompeticion të tillë në vendin tim”, tha Nagelsmann.