AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Sylvinho nuk ndryshon asgjë nga triumfi në Tbilisi, publikohen formacionet e sfidës Shqipëri-Çeki

Sylvinho nuk ndryshon asgjë nga triumfi në Tbilisi, publikohen formacionet e sfidës Shqipëri-Çeki

Pas rreth 1 ore Kombëtarja jonë do të zbresë në fushën e mitikut të Tiranës, “Air Albania”, ku përballë tyre është Republika Çeke, në sfidën e vlefshme për xhiron e 5-t të këtij edicioni, të Nations League, ku padyshim rezultati që kërkohet

Siç u tha edhe më herët nga ABC Neës, tekniku Sylvinho ka vendosur të përdorë të njëjtin formacion me atë të fitores në Gjeorgji, ku në portë sërish vendoset Strakosha, ndërsa në krahët e mbrojtjes janë Balliu e Mitaj, me qendrën që mbulohet nga Ajeti e Ismajli, kjo për shkak të mungesës së Berat Gjimshitit.

Para mbrojtjes vendosen Kristjan Asllani e Ylber Ramadani, ndërsa Asani, Bajrami e Laçi vendosen pas “bomberit” të vetëm, Indrit Tuci.

Në krahun tjetër, tekniku Ivan Hasek ka besuar sërish “yjeve” të tij, teksa ka hedhur në fushë lojtarë me shumë kualitet, si Chory, Cerny, Provod, Soucek e Coufal.

Resize text