AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Sylvinho drejt largimit? Tekniku brazilian bëhet opsion për Inter Miamin

Sylvinho drejt largimit? Tekniku brazilian bëhet opsion për Inter Miamin

Përzgjedhësi i Shqipërisë Sylvinho është një nga opsionet për të marrë drejtimin e Inter Miamit në verë.

Trajneri aktual i Inter Miamit Tata Martino thuhet se do ta njoftojë të premten largimin nga detyra për arsye personale, ndërsa edhe e ka informuar klubin amerikan.

Inter Miami ka nisur punën për të gjetur pasuesin e Martinos, duke konsideruar disa emra, e mesin e tyre është edhe tekniku brazilian Sylvinho.

Prioriteti i Inter Miamit megjithatë është Xavi Hernandez, por gjasat që të realizohet një marrëveshje e tillë duket se janë të vogla shkaku që ky i fundit dëshiron të ketë sukses në Evropë, pas periudhës që kaloi te Barcelona.

E vetmja gjë që mund ta tërheq Xavin është padyshim mundësia për të stërvitur disa ish bashkëlojtarë si Leo Messi, Sergio Busquets, Jordi Alba dhe Luis Suarez.

Pas Xavit, dy më të preferuarit janë Sylvinho e Javier Mascherano ndërsa në listë ka edhe emra të trajnerëve si Tite, Joachim Low, Frank Lampard, Erik ten Hag, Max Allegri, Maurizio Sarri, Jurgen Klinsmann dhe Jurgen Klopp.

Resize text