AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Supersfida e Bergamo-s fitohet nga zikaltrit e Inzaghi-t! +3 nga Napoli (video)

Supersfida e Bergamo-s fitohet nga zikaltrit e Inzaghi-t! +3 nga Napoli (video)

Inter ka fituar 0-2 ndaj Atalantës në Bergamo, në ndeshjen e fundit të javës së 29-të në Serie A. Pavarësisht disa tentativave nga të dyja ekipet, pjesa e parë mbyllet 0-0.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 53-të falë Carlos Agusto. Braziliani i harruar nga mbrojtësit e Atalantës, dërgoi me kokë topin në rrjetë pas krosimit të ardhur nga goditja e këndit nga Hakan Calhanoglu.

Në minutën e 72-të, Interi do të shënonte me Lautaro Martinez, por gjyqtari e anluoi për faull ndaj Berat Gjimshitit. Në minutën e 81-të, vendasit mbetën me 10 lojtarë. Për protesta, Ederson ndëshkohet fillimisht me karton të verdhë, braziliani nuk është dakord me vendimin e arbitrit dhe e ironizon duke i duartrokitur në sy, gjest që i kushtoi shtrenjtë, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe doli nga fusha e lojës.

Goli i sigurisë për zikaltrit do të vinte në minutën e 87-të, ku Lautaro Martinez do të dërgonte topin në rrjetë pas asistit të marrë nga Barella. Në minutën e pestë shtesë, Bastoni merr të dytin e verdhë dhe barazon kështu Atalantën me 10 lojtarë. Rezultati përfundimtar, 0-2.

Me këtë fitore, Inter ruan vendin e parë me 64 pikë, 3 pikë më shumë se Napoli i vendit të dytë. Atalanta mbetet në vend të tretë me 58 pikë.

SHIKO GOLAT

Resize text