Connect with us
SKY

Superliga e Kosoves

Suhareka e shijon fitoren e parë në Superligë, mposht Dukagjinin në shtëpi

Published

on

Suhareka e ka shijuar fitoren e parë ndonjëherë në Superligën e Kosovës në futboll.

Ekipi nga Theranda triumfoi 3:1 në shtëpi ndaj Dukagjinit të Klinës në xhiron e dytë të elitës së futbollit kosovar, shkruan Gazeta Express.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, teksa dy të tillë u anuluan nga sistemi VAR, nga një për secilën skuadër.

Mevlan Zeka kaloi vendasit në epërsi në minutën e 50-të të ndeshjes, para se Hekuran Berisha të barazonte shifrat tetë minuta më vonë.

Kurse në minutën e 69-të, pas një tollovie në zonën e Dukagjinit, më së miri përfitoi Jakup Berisha që shënoi për 2:1.

Krejt në fund, Mevlan Zeka shënoi nga penalltia në minutën e pestë shtesë

Me këtë fitore, Suhareka përkohësisht merr primatin në ligë me katër pikë pas dy xhirove.

Kurse, Dukagjini ende mbetet pa pikë të fituara në këtë edicion.

Continue Reading
Advertisement

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text