Connect with us

Superliga e Kosoves

Sot zhvillohen dy ndeshje të Superliges së Kosovës

Published

on

0 0
Read Time:20 Second

Superliga e Kosovës sot vazhdon me dy ndeshje interesante, ku Drenica pret Trepçën 89, ndërsa Dukagjini shkon tek Malisheva.

Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 15:00.

Nga ekipet që luajnë sot, Malisheva ndodhet në pozitën më të lartë në tabelë, në vendin e pestë, e ndjekur nga Drenica në vendin e gjashtë.

Ndërsa, Trepça dhe Dukagjini ndajnë dy vendet e fundit, respektivisht 9 dhe 10.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Superliga e Kosoves

Gjilanit e pret Dukagjinin në ndeshjen e vetme të Superligës që luhet sot

Published

on

0 0
Read Time:31 Second

Gjilani e pret Dukagjinin me fillim nga ora 13:00 në kuadër të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Kjo do të jetë ndeshja e vetme sot që zhvillohet në Superligë, teksa Gjilani renditet në vendin e tetë me 13 pikë.

Ndërsa, Dukagjini pozicionohet një vend më poshtë se Gjilani me 11 pikë të grumbulluara nga 11 ndeshje të luajtura.

Gjilani në pesë ndeshjet e fundit i ka dy fitore, dy barazime dhe një humbje, ndërsa Dukagjini ka dy humbje, dy barazime dhe një fitore.

Në pesë përballjet direkte, Dukagjini ka dy fitore, Gjilani një, ndërsa dy herë janë ndarë baras.


Happy

Happy

0 %


Sad

Sad

0 %


Excited

Excited

0 %


Sleepy

Sleepy

0 %


Angry

Angry

0 %


Surprise

Surprise

0 %

Continue Reading

Superliga e Kosoves

Drita fiton derbin kundër Prishtinës, Ferizaj dhe Malisheva ndajnë pikët

Published

on

0 0
Read Time:2 Minute, 3 Second

Drita ka fituar kundër Prishtinës në stadiumin e vet në Gjilan me rezultat 3-0, duke marrë tri pikë të rëndësishme në kuadër të xhiros së 11 të Superligës së Kosovës. Në anën tjetër Ferizaj  ka barazuar 1-1 me Malishëvën

Drita – FC Prishtina 3-0

Drita ka arritur fitore të pastër kundër Prishtinës me rezultat 3-0 dhe duke u renditur në vendin e tretë ku nga nëntë ndeshje sa ka zhvilluar ka fituar 5, ka barazuar në tri të tjera dhe ka humbur një. Në anën tjetër, Prishtina ka zbritur ne vendin e pestë në tabelë. Besnik Krasniqi shënoi në minutën e 22-të nga penalltia për rezultat 1-0, ndërkaq Dobiqaj shënoi një gol të bukur dy minuta më vonë. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2-0.

Në pjesën e dytë, Prishtina u mundua që të bëj diçka nga loja por pa sukses dhe si rrjedhojë Drita erdhi përsëri të goli të cilin e shënoi përsëri Dabiqaj në minutën e 88-të.

Me këtë fitore Drita është në vendin e tretë me 18 pikë por që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara, derisa Prishtina zbret në vendin e pestë me 16 pikë pas 10 ndeshjeve të zhvilluara.

Prishtina ndeshjen e radhës do ta zhvillojë kundër Ferizajit në shtëpi kurse Drita luan kundër Suharekës si mysafirë.

Ferizaj – Malisheva 1-1

Një ndeshje interesante është zhvilluar në Ferizaj këtë të enjte, ku nikoqirët pritën Malishevën në një ndeshje që ishte tepër interesante në fund të saj.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi e barabartë 0-0, me të dy skuadrat që nuk arritën të rrezikonin njëra tjetrën për të shënuar gol.

Pjesa e dytë ishte shumë më interesante, derisa Egzon Sadriu i Ferizajit u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 61-të, e ku vendasit u detyruan që të luajnë për më shumë së gjysme ore me një lojtar më pak.

Pas shumë tentimeve Drilon Hazrollaj shënoi për Malishevën në minutën e parë shtesë të ndeshjes për rezultat 0-1.

E kur pritej që ndeshja të  përfundonte me këtë rezultat, Ferizaj fitoi një penallti e që në gol e shndërroi Kurtaj.

Malisheva mbetet në kuadër të 18 pikëve dhe është në pozitën e dytë në tabelë, pas Ballkanit, derisa Ferizaj hynë në ndeshjen e katër pa humbje dhe është në vendin e 7 me 14 pikë.

Ndeshjen e ardhshme Ferizaj luan kundër Prishtinës në kryeqytet kurse Malisheva pret në shtëpi skuadrën e Llapit. /GazetaExpress/


Happy

Happy

0 %


Sad

Sad

0 %


Excited

Excited

0 %


Sleepy

Sleepy

0 %


Angry

Angry

0 %


Surprise

Surprise

0 %

Continue Reading

Superliga e Kosoves

Dy ndeshje interesante të Superligës luhen sot, Drita e pret Prishtinën e Malisheva synon kreun

Published

on

0 0
Read Time:1 Minute, 9 Second

Sot luhen dy ndeshje të Superligës së Kosovës në futboll, në kuadër të xhiros së 11-të.

Këtë të enjte ndeshja kryesore do të luhet në Gjilan, atje ku Drita e pret Prishtinën.

Aktualisht, Prishtina gjendet në vendin e katërt, ku nga pesë ndeshje ka tri fitore dhe dy humbje, me gjithsej 16 pikë.

Teksa një vend më poshtë është Drita, ku në pesë ndeshjet e fundit ka tri barazime dhe dy fitore, me 15 pikë të grumbulluara.

Në pesë përballjet e fundit direkte në të gjitha garat, Drita ka dy fitore, Prishtina po ashtu dy dhe një herë janë ndarë baras.

Ndeshjen mes Dritës dhe Prishtinës mund ta ndiqni LIVE në Art Sport 1.

Përballje tjetër interesante pritet të jetë edhe ajo mes Ferizajt e Malishevës, e cila po ashtu do të nis nga ora 13:00.

Malisheva aktualisht gjendet në pozitën e dytë me 18 pikë, që sot synon ta marrë kreun e tabelës, pasi ka një pikë më pak se lideri, Ballkani, e po ashtu një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Ferizaj synon që ta vazhdojë ecurinë e mirë të fitoreve, pasi në tri ndeshjet e fundit ka tri fitore.

Nga pesë përballjet e fundit, Malisheva ka tri fitore ndaj Ferizajt, kurse dy herë këto dy skuadra janë ndarë baras.

Ndeshjen mes Ferizajt dhe Malishevës mund ta ndiqni LIVE në Art Sport 2.


Happy

Happy

0 %


Sad

Sad

0 %


Excited

Excited

0 %


Sleepy

Sleepy

0 %


Angry

Angry

0 %


Surprise

Surprise

0 %

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=