AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Sot fillon xhiro e gjashtë në Superligën e Kosovës

Sot fillon xhiro e gjashtë në Superligën e Kosovës

Sot (e premte) do të fillojë java e gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku vetëm një ndeshje do të zhvillohet gjatë ditës, ndërsa dy të shtunën dhe dy tjera të dielën. 

Ethet e Superligës së Kosovës do të rikthehen në stadiume dhe ekrane televizive këtë të premte me ndeshjet e javës së gjashtë.

Gjatë ditës së sotme është në orar për t’u zhvilluar vetëm një ndeshje, ku Prishtina është nikoqire e Dukagjinit.

Prishtina do t’i bëjë ‘konak’ Dukagjinit në stadiumin e Kampit Nacional në Hajvali, me ndeshjen që pritet të fillojë nga ora 15:00.

Vendasit e Jean Michel Cavallit vijnë në këtë ndeshje pas humbjes minimale nga Ballkani në javën e kaluar, ndërsa ekipi i Ismet Munishit u mposht nga Malisheva. /Telegrafi/

Resize text