AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Sot dy ndeshje të zjarrta në Superligë, vëmendja te Llapi – Prishtina

Sot dy ndeshje të zjarrta në Superligë, vëmendja te Llapi – Prishtina

Ora 13:00, do të jetë koha kur referët do të japin shenjë për nisjen e lojës.

Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë do të jetë ‘arena’ e përballjes mes Llapit e Prishtinës.

Pikët e plota dhe një rezultat sa më pozitiv, do të jetë kyçe për dyja skuadrat.

Ky derbi do të transmetohet drejtpërdrejtë në platformën më të madhe kabllore në vend, Artmotion.

Skuadra e Tahir Batatinës, aktualisht pas 12 javësh zë vendin e shtatë me 15 pikë.

Llapjanët kanë katër fitore, tri barazime dhe pesë humbje.

Ndërkaq, ekipi i Jean Michell Cavallit, zë vendin e katër në renditjen tabelare me 20 pikë.

Kryeqytetasit, i kanë gjashtë fitore, dy barazime dhe katër humbje.

Derisa loja e dyta e rezervuar sot në Superligën e Kosovës në futboll, është ajo mes Ferizajt dhe Dritës.

Edhe kjo ndeshje nis po nga ora 13:00, e cila po ashtu jepet drejtpërdrejtë në Artmotion.

Resize text