Sonte vazhdon Champions League

0 0
Read Time:52 Second
LONDON, ENGLAND – OCTOBER 05: Charles de Ketelaere of AC Milan under pressure from Wesley Fofana of Chelsea during the UEFA Champions League group E match between Chelsea FC and AC Milan at Stamford Bridge on October 5, 2022 in London, United Kingdom. (Photo by Craig Mercer/MB Media/Getty Images)

Sonte vazhdon kompeticioni më prestigjioz evropian në futbollin për klube, Champions League.

Champions League vazhdon me tetë ndeshje tejet interesante, me Milan – Chelsea që merr vëmendjen e madhe.

Skuadra e Milan luan sonte si nikoqire e Chelsea, një javë pasi u mposht në ‘Stamford Bridge’.

‘Rossoneri’ dhe ‘Blutë’ luajnë këtë përballje gati sikur për të vendosur pozitën e parë të grupit të tyre.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes PSG dhe Benfica, e cila javën e kaluar u mbyll baras.

Këtë radhë, parisienët me mungesa, por në shtëpinë e tyre, kërkojnë të marrin tri pikët.

Ndeshjet tjera që luhen sonte janë Dinamo Zagreb – Salzburg, Celtic – Leipzig, Shakhtar Donetsk – Real Madrid, Copenhagen – Man City, Borussia Dortmund – Sevilla dhe Maccabi Haifa – Juventus.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %