AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Slot: Real Madridi disi gjen gjithnjë një mënyrë për të fituar, prandaj janë klubi më i mirë në botë

Slot: Real Madridi disi gjen gjithnjë një mënyrë për të fituar, prandaj janë klubi më i mirë në botë

Trajneri i Liverpoolit Arne Slot pret një përballje të vështirë ndaj Real Madridit, për të cilët dha lëvdata para ndeshjes.

Liverpooli që është në një formë mahnitëse do ta presë Realin në “Anfield”, sfidë e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Slot dha lëvdata për Realin, për të cilët shtoi se gjithnjë gjejnë një mënyrë për të fituar prandaj edhe janë klubi më i mirë në botë në këtë dekadën e fundit.

“Ndeshja ndaj Real Madridit është shumë e rëndësishme. Reali dhe Man City e kanë dominuar Evropën, së bashku me Liverpoolin. Është një javë e veçantë për ne”.

“Real Madridi? Mund të fitojnë në mënyra dhe stile të ndryshme, prandaj e kanë fituar këtë kompeticion kaq shumë herë. Gjithmonë gjejnë një mënyrë për të fituar dhe të kualifikohen në raundin tjetër. Kanë lojtarë të mirë individual por Liverpooli gjithashtu ka lojtarë të shkëlqyer me shumë kualitet. Po shikojmë për ndeshjen e nesërme”.

“Liverpool s’ka fituar në dekadën e fundit? Nuk e dija që kishim luajtur kaq shumë ndaj tyre. E kam përdorur ndeshjen 2:5 si shembull në Feyenoord sepse Real Madridi gjen gjithmonë një mënyrë për të fituar. Kjo i bën të veçantë. I bën klubin më të mirë në 5-10 vitet e fundit”.

“Alexander-Arnold? Trent është në skuadër por nuk është gati për të qenë titullar. Ai mund të ketë disa minuta”.

Përballja përndryshe do të nis me fillim nga ora 21:00.

Resize text