Arne Slot beson se Pep Guardiola është ende trajneri më i mirë në botë pavarësisht vuajtjeve të Manchester Cityt së fundmi, para përballjes në “Anfield”.
City është pa fitore në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, ndërsa së fundmi ishin në epërsi prej tre golave ndaj Feyenoordi, por në fund nuk morën më shumë se një barazim.
Slot megjithatë ka pasur vetëm lëvdata për Guardiolan, duke e vlerësuar si trajneri më i mirë në botë.
“Të gjithë po shikojnë rezultatet e tyre, por nëse përballeni me ata atëherë i analizoni. Ishin 1:0 ndaj Brighton dhe mund të shënonin një ose dy gola më shumë”.
“Mund të shënonin dy ose tre gola ndaj Tottenhamit dhe Feyenoordit, por nuk ka ndodhur shpesh”.
“Janë ende një skuadër shumë e mirë dhe për këtë arsye Pep Guardiola është një ndër trajnerët më të mirë në botë, mendoj se është më i miri, gjithmonë gjen një zgjidhje për problemet”.
“Të gjithë e dimë se do të gjejë zgjidhje, por shpresoj që pas të dielës”, deklaroi ai.
Ndërkohë, për Liverpoolin lajmi i mirë është rikthimi i mbrojtësit Trent Alexander-Arnold, i cili ka lënë plotësisht pas lëndimin e fundit pavarësisht që ishte vetëm në bankë në fitoren 2:0 ndaj Real Madridit.