AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Skriniar tek Real Madrid?

0 0
Read Time:44 Second

Real Madrid është një destinacion potencial për mbrojtësin e Inter, Milan Skriniar.

Skriniar po shkon drejt fundit të kontratës së tij me skuadrën e Inter dhe po merr vëmendje të madhe nga skuadrat evropiane.

PSG e Chelsea janë dy skuadrat më aktive në garën për sllovakun, por mediat italiane fusin në ekuacion edhe Real Madridin.

Sipas ‘Calciomercato’, Chelsea po vazhdon të interesohet për Skriniar, por do të hasin në konkurrencë me Real Madrid për kartonin e tij.

Qendërmbrojtësi i Inter ishte synim kryesor i PSG në merkaton e verës, por Inter refuzoi ta shiste lojtarin.

Tani, me kontratën e tij që skadon në vitin 2023, Inter, nëse s’arrijnë marrëveshje për t’ia rinovuar kontratën, do të mund të konsiderojnë ofertat, në mënyrë që mos ta humbin si lojtarë të lirë.

Mbetet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e mbrojtësit 27-vjeçar. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Resize text-+=