Connect with us

UEFA Euro 2024

Skocia “ngre kokë” pas poshtërimit gjerman, goli i McTominay i “rrëmben” 1 pikë Xhakës e Shaqirit

Published

on

Pas poshtërimit, 5 me 1, në sfidën hapësë të Kampionatit Evropian, nga “Pancerat” e Gjermanisë, shumëkush mendoi se rikthimi pas 40 viteve i Skocisë në finalet e këtij turneu mbaroi me kaq, mirëpo mbrëmjen e kësaj të mërkure, “ishullorët” kanë surprizuar të gjithë, teksa në “RheinEnergieStadion”, të Këlnit kanë arritur t’i “rrëmbejnë” 1 pikë Zvicrës.

Të parët që kaluan në avantazh ishin pikërisht djemtë e Steve Clarke, me “shkatërruesin” e “Djajve”, të Manchester United, Scott McTominay, i cili dërgoi në rrjetën e Sommer, një pasim të McGregor, mirëpo avantazhi nuk zgjati shumë, teksa vetëm 13 minuta më vonë, Xherdan Shaqiri realizon një “perlë” nga jashtë zone, duke barazuar shifrat përkohësisht e duke u bërë i vetmi lojtar, që ka shënuar në 6 turne madhorë futbollistikë radhazi.

Megjithatë, goli i shqiptarit ishte dhe i fundit për këtë sfidës, të paktën i rregullt. Për “Helvetët” shënuan sërish, “pistontët” e sulmit, Dan Ndoye e Breel Donald Embolo, mirëpo pas rishikimit të golave, me anë të sistemit VAR, rrjetat e regjistruara nga djemtë e teknikut Yakin rezultuan të pavlefshme, duke e lënë rezultatin e pandryshuar në 1 me 1.

Falë këtij rezultati, Zvicra mbetet në vendin e dytë, të Grupit A, me 4 pikë, 2 më pak se Gjermania e vendit të parë, me të cilën do të përballen në sfidën e fundit të kësaj faze, për të përcaktuar përfundimisht kryesuesin e këtij grupi, ndërsa Skocia, e cila tashmë ka 1 pikë ndodhet në vendin e tretë dhe në sfidën e fundit do të përballet me Hungarinë, e cila deri më tani ka grumbulluar vetëm 0 pikë, por të dyja skuadrat pritet të luftojnë fort, pasi në lojë janë edhe 4 “bileta” kualifikuese, për 4 vendet e treta më të mira.

UEFA Euro 2024

Trajneri i Spanjës: S’kam preferenca për finalen

Published

on

Përzgjedhësi i Spanjës Luis de la Fuente thotë se nuk ka ndonjë kundërshtar favorit për finalen e “Euro 2024”.

“La Roja” bëri një përmbysje ndaj Francës për t’u kualifikuar në finalen e Kampionatit Evropian, aty ku do ta pret fituesin e përballjes Angli – Holandë.

Sidoqoftë, La Fuente insiston se nuk i intereson se më kë do të përballet ngase të dy kombëtaret do të jenë rival në nivel.

Nuk ka rëndësi se kush kundërshtari është, tashmë kemi parë rrugëtimin që kemi bërë në Euro 2024”.

Janë dy rivalë të mëdhenj dhe po i presim me duart e hapura”.

I pyetur nëse do të ishte më e mira për futbollin nëse Spanja mposht Anglinë në finale, La Fuente u përgjigj: “E tëra që bëjmë është të provojmë dhe të jemi të fortë në idenë tonë”.

Jemi të lumtur që kemi arritur në finale. Kemi qenë në gjendje të mbërrijmë në finale dhe ta dërgojmë Spanjën në vendin që i përket në sport”.

Përndryshe, përballja Angli – Holandë do të nis me fillim nga ora 21:00, derisa finalja zhvillohet të dielën.

Continue Reading

UEFA Euro 2024

Penalltia e mohuar zemëron gjermanët/ Firmosin peticionin, kërkojnë përjashtimin e arbitrit dhe përsëritjen e sfidës me Spanjën

Published

on

Rrugëtimi i Gjermanisë në Kampionatin Evropian të Futbollit “Euro 2024” përfundoi të premten e shkuar mes shumë kritikave dhe pakënaqësive, në sfidën e luajtur kundër spanjollëve.

Një rast i pretenduar nga Kombëtarja e Gjermanisë për penallti, ka nxitur polemika të shumta dhe akuza për mënyrën e arbitrimit.

Për këtë situatë, tifozët e Gjermanisë kanë firmosur një peticion me anë të të cilit kërkojnë heqjen e Anthony Taylor nga lista e gjyqtarëve të UEFA-s. Në peticion, tifozët gjithashtu kërkojnë përsëritjen e sfidës mes Gjermanisë dhe Spanjës.

Ata janë të zemëruar me arbitrin anglez dhe ekipin e VAR për mohimin e një penalltie pasi spanjolli Marc Cucurella preki topin me dorën në zonë, në përpjekje për të frenuar një goditje të fortë të futbollistit gjerman Jamal Musiala.

Spanja thelloi shifrat në 2-1 në minutën e 119, me autor Mikel Merino, duke vulosur fitoren e kontestuar përballë mikpritësve të “Euro 2024”

Continue Reading

UEFA Euro 2024

Nagelsmann: Na dhemb eliminimi nga EURO 2024

Published

on

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann ka thënë se i dhemb eliminimi i skuadrës së tij nga Kampionati Evropian.

Ai tutje u shpreh se ndeshja me Spanjën ishte ballafaqim i fort.

Urime Spanjës që arriti në gjysmëfinale. Ndeshja ishte shumë e hapur në pjesën e parë. Ne ishim më të mirë në pjesën e dytën. Dhe nga minuta e 60 e tutje ne ishim padyshim skuadra më e mirë në fushë. Na dhemb shumë ky eliminim, pasi mund të reagojmë vetëm pas dy vitesh. Dhe ndoshta nuk do të kem më kurrë mundësinë të përjetoj një kompeticion të tillë në vendin tim”, tha Nagelsmann.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text