UEFA Champions League
S’ka më fazë të grupeve- Këto janë ndryshimet që do të bëhen në Ligën e Kampionëve që nga sezoni i ardhshëm
Published
7 months agoon
Kompeticioni më i rëndësishëm në botë Liga e Kampionëve nga sezoni i ri 2024/25 nuk do të ketë më fazë të grupeve.
Që shumë vite, në Ligën e Kampionëve kanë qenë tetë grupe me nga katër skuadra, që nënkupton se 32 skuadra do të “luftonin” për titullin e kampionit të Evropës.
Megjithatë, UEFA ka ndryshuar këtë sistem duke e rritur numrin në 36 sosh, andaj edhe faza e grupeve do të zëvendësohet me të ashtuquajturën “faza e ligës”.
Secila skuadër do t’i zhvillojë tetë ndeshje, katër në shtëpi dhe katër si mysafir, që është një më shumë se ato që realizoheshin në fazën e grupeve.
Skuadrat që renditen në pozitat 1-8 do ta sigurojnë direkt kualifikimin për raundin e 16-të më të mirëve, kurse ato që renditen në pozitat 9-24 do të përballen me njëra tjetrën në një play-off nokauti.
Kurse, skuadrat që do të renditen 25-36 do të eliminohen përfundimisht nga kompeticioni.
E njëjta do të ndodhë edhe me kompeticionet e tjera si Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës, vetëm se te kjo e fundit secila skuadër do t’i zhvillojë vetëm gjashtë ndeshje në fazën e ligës.
You may like
UEFA Champions League
Kompany thotë se Bayerni humbi shkaku i mosfinalizimit të rasteve
Published
1 week agoon
3 October 2024Trajneri Vincente Kompany ka fajësuar mosfinalizimin e rasteve për humbjen e Bayern Munichut te Aston Villa.
Një gol i vonshëm i Jhon Durant i dha fitoren skuadrës angleze, e cila shkaktoi befasinë e mbrëmjes.
Përpos golit, skuadra gjermane dominoi plotësisht në posedim si dhe kishte raste të mëdha shënimi.
“Kishim shanse të mëdha, por që nuk shënuam. Për një moment ia dhuruam topin dhe në ato çaste Aston Villa shënoi gol”.
“E kuptoj se për kundërshtarin ishte natë e veçantë”.
“Kur e kemi topin jemi të rrezikshëm, por Villa është e fortë dhe nuk është vend i lehtë. Nuk ishte paraqitje e keqe”.
“Pranuam pak shanse. Nëse fokusohemi në punën tonë, ne do të fitojmë ende shumë ndeshje”, nënvizoi tekniku belg.
Aston Villa tani ka gjashtë pikë pas dy xhirove, derisa Bayern Munich vetëm tre sosh në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve.
Bayern Munich në përballjen e ardhshme në Ligën e Kampionëve do të jetë mysafir i Barcelonës, kurse Villa e pret Bolognan.
UEFA Champions League
Champions League/ Aston Villa përsërit ’82-shin, Real e Atletico turpërohen në transferta
Published
1 week agoon
2 October 2024Ishte përballje spektakolare dhe disa prej tyre padyshim goxha surprizuese.
Ka përfunduar me shtatë ndeshjet e mbrëmjes, së kësaj të mërkure, xhiro e dytë e fazës së parë të UEFA Champions League, me disa prej pretendentëve për trofeun e madh që kanë zhgënjyer jo pak në transferta, duke pësuar humbjet e para të sezonit.
Kështu, “Bavarezët” e Bayern Munich kanë dalë “kokëulur” nga transferta e “Villa Park”, me skuadrën e Aston Villa, që përsëriti suksesin e finalen e madhe evropiane të viti 1982, duke mundur sërish me rezultatin minimal, 1-0, “gjigantët” e futbollit gjerman, këtë herë me golin e talentit kolumbian, Jhon Duran, me 20-vjeçarin, që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 79’.
Humbje të madhe pësuan edhe “Galaktikët” e Real Madrid, me djemtë e teknikut Carlo Ancelotti, që zhgënjyen totalisht në transfertën e Lille, me francezët që iu falën penalltisë së shënuar nga Jonathan David në fundin e pjesës së parë, për të siguruar fitoren “magjike”.
Të turpëruar totalisht mund të quhen “Los Colchoneros” e Atletio Madird, me “Bardhekuqtë” e Diego Simeone, që pësuan katër gola në “Estadio da Luz”, kundër “Shqiponjave” të Benfica, ku për portugezët shënuan Akturkoglu, Di Maria, Bah e Kokcu, në minutat 13’, 52’, 75’ e 84’.
Spektakël dhuroi edhe Juventus, me “Zonjën e Vjetër”, që triumfoi në transfertën gjermave të Leipzig, edhe pse qëndroi për rreth 40 minuta me 10 lojtarë në fushë, pas daljes me kartonin e kuq të Di Gregorio.
Në fitoren spektakolare, 3-2, të “Bardhezinjve” shkëlqyen “yjet” ballkanas, me sllovenin Benjamin Sesko, i cili shënoi një dopietë për skuadrën e tij në minutat 30’ e 65’, ndërsa “bomberi” serb, Dusan Vlahovic barazoi dy herë shifrat në minutat 50’ e 68’, për t’i lënë vendin “qershisë mbi tortë”, golit të Francisco Conceicao, gol që i dhuroi fitoren e radhës djemve të Thiago Motta.
Ndërkaq, në sfida të tjera, Liverpool fitoi 2-0 në “Anfield” ndaj Bologna, me gola të Mac Allister e Mohamed Salah, Club Brugge triumfoi transfertën austrike të Strum Graz falë rrjetës së Tzolis, ndërsa Dinamo Zagreb e Monaco u ndanë në barazimin 2-2, pas golave të Sucic e Baturina për kroatët dhe Salisu e Zakaria për francezët.
UEFA Champions League
U përlanë, Enrique e përzë Dembelenë për ndeshjen me Arsenalin
Published
1 week agoon
30 September 2024Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, është përplasur me Ousmane Dembelenë.
Kësisoj, ai ka vendosur që të mos e përfshijë atë në listë për ndeshjen kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve.
Ish-lojtari i Barcelonës ka qenë jetik këtë sezon për kryeqytetasit duke i regjistruar katër gola dhe po aq asistime.
Sidoqoftë, gazeta L’Equipe raporton që ka pasur përplasje mes tij dhe trajnerit, dhe ky i fundit e ka dënuar.