Silva synim i Barçës

0 0
Read Time:30 Second

Mesfushori i Manchester City, Bernardo Silva është objektivi i Barcelonës për vitin 2023.

Silva është një nga lojtarët e preferuar të trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez.

Se është i tillë tregon edhe interesimi i madh i klubit për të.

Drejtuesit e katalanasve shkuan pas portugezit edhe merkaton e verës, por lojtari nuk kishte në mend largimin nga ‘Etihad’.

Ai gjithashtu kishte thënë se është i lumtur te kampioni anglez.

Pavarësisht kësaj, sipas ‘Mundo Deportivo’, Barça do shkojë për të sërish edhe në vitin 2023.

Mbetet të shihet nëse mesfushori do ndryshojë mendjen deri në merkaton e verës së ardhshme.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %