Connect with us

Kombetarja Shqiptare

Si arriti Shqipëria kualifikimin në Euro 2024?

Published

on

Shkruan: Edmond Zahiti

Ishte data 2 janar kur Federata Shqiptare e futbollit e gjeti pasardhësinë e Edi Rejës dhe ai ishte Sylvinho Campos Junior. Një njeri kokeulur, punëtor, motivues i madh, detajist në aspektin e organizimit të lojës dhe mbi të gjitha njeri i dashur për lojtarët por edhe tifozët në tribuna.

Se sa ambicioz është braziliani tregon që vetëm 11 muaj i’u deshën që të arrijë sukses me kombëtaren e Shqipërisë drejt kualifikimit në finalet e Europianit 2024 në Gjermani. Rrugetimin e tij me kombëtaren e filloj në një udhëtim mjaft të vështirë në Warshavë përballë Polonisë. Ndonëse ndeshjen e parë e humbi, Shqipëria bëri një paraqitje të mirë. Përkundër humbjes në ndeshjen e parë, Sylvinho arriti t’a grumbullojë ekipin dhe t’a motivojë për ndeshjen e radhës që ishte në shtëpi përballë Moldavisë të cilën Shqipëria e fitoj me rezultat 2:0 edhe me një ndeshje mjaft të mirë.

Tre ditë pas fitores në Tiranë, kombëtarja udhëtoi drejt Ishujve Faroe për të marrë 3 pikët e radhës me një fitore të bukur 1:3. Kaloi vera e bukur e nxehtë dhe erdhën ndeshjet e radhës, ku në shtator Shqipëria do të bënte një udhëtim mjaft të vështirë në Pragë për t’u përballur me Çekinë. Me një ndeshje të bukur taktike në mbrojtje dhe me kundërsulme të shpejta, Shqipëria arriti të marrë një barazim mjaft të vlefshëm në Pragë me një super gol të Nedim Bajramit. 

Ndeshja e radhës për Shqipërinë ishte në Tiranë, ku pritëm Poloninë, te cilën Shqiperia jo që e mposhti por e shkatërrojë në të gjitha aspektet e ndeshjës. Edhe ndeshja tjetër me Çekinë në Tiranë ishte si ajo me Poloninë, nje shkatërrim i kundërshtarit në të gjitha pikat e futbollit. Dhe pas gjithë këtyre rezultateve, Shqiperisë iu deshen vetëm 1 pike ne 2 ndeshjet e fundit për të realizur ëndrrën për herë të dytë në histori të kombëtarës së Shqipërisë. 

Udhëtimi në Moldavi doli mjaft me sukses pasi ndeshja përfundoi me barazim dhe Shqipëëria kualifikohet në mesin e kombëtarëve më të mira në Europë që do të luajnë në Gjermani vitin e ardhshëm. Nuk do të kemi nevojë të përkrahim Anglinë, Gjermaninë, Spanjen, Portugalinë, Francen etj, pasi që kemi kombëtaren tonë shqiptëtare qëë perkrahja nuk do t’i mungojë e sidomos në Gjermani të cilen e kemi mjaft mërgimtarë që nuk ka dyshime që nuk do ta mbushin stadiumin plotë me ngjyra kuq e zi. Ky njeri meriton falenderime pa fund për plotesimin e endërres së shqiptarëve. 

Faleminderit Sylvinho, faleminderit Shqiperi që do të na bëni verën e 2024 shumë të bukur. Obrigado mister.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text