AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Shqipëria? Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në play-off

Shqipëria? Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në play-off

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë dy ndeshje në muajin mars në play-off për të kërkuar promovimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” pavarësisht se janë në pritje të vendimit të UEFA-s do të zhvillojnë përballjet në muajin mars, me shortin që do të tërhiqet të premten.

Siç dihet pozitat e dyta të grupit C përballen me vendet e treta të ligës B, prandaj Kosova tashmë i di të gjithë kundërshtarët e mundshëm.

Kosova mund të përballet me këto kombëtare:

Shqipëri, Gjeorgji, Çeki ose Ukrainë (të martën mësohet se cila kombëtare do ta mbyllë si vend i tretë në renditje)

Irlandë

Slloveni

Uells ose Islandë

Duke marrë parasysh cilësinë në kombëtare, Kosovës pa asnjë diskutim do t’i konvenonte përballja me Slloveninë ose Islandën, gjithnjë nëse kjo e fundit qëndron si pozitë e tretë në grupin e tyre.

Sidoqoftë, mbetet të shihet të premten se më kë do të përballet Kosova në muajin mars, ku do të forcohet me yjet si Vesel Demaku, Bledian Krasniqi, ndërsa ndodhen në negociata edhe me dy talentët e tjerë të Zvicrës si Lindrit Kamberi dhe Leon Avdullahu.

Resize text