Connect with us

Home

Shkëmbim Asensio-Brahimi?

Published

on

Real Madrid tashmë ka zgjedhur zëvendësuesin e Marco Asensio për sezonin e ardhshëm.

Këtë e siguron shtypi italian, duke shpjeguar se Real Madridi do të marrë Brahimin për të zëvendësuar Marco Asension.

Brahimi është i huazuar te Milani dhe ky është sezoni i fundit i huazimit të tij. Skuadra italiane mund ta blejë lojtarin për 22 milionë euro, por fjalën e fundit e ka Real Madridi, pavarësisht se Milani vendos të nënshkruajë me Brahimin, ka të drejtë riblerjeje për 30 milionë euro.

23 vjeçari, ka shërbyer sezonin e tij të tretë në Milano, gjithmonë në huazim dhe mund të kthehet në Real Madrid këtë verë për të zëvendësuar Marco Asensio, të cilin klubi nuk ka ndërmend t’i ofrojë një rinovim.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text