Serie A
Shkarkimi i De Rossit, ultrasit e Romës paralajmërojnë protestë
Published
3 weeks agoon
Ultrasit e Romës kanë njoftuar se do të organizojnë një protestë kundër vendimit për të shkarkuar trajnerin Daniele De Rossi, duke bojkotuar debutimin e Ivan Juric.
Roma u trondit nga lajmi i papritur që ikona e klubit, De Rossi, u shkarkua, vetëm katër ndeshje pas fillimit të sezonit të ri dhe, vetëm disa javë pasi kishte nënshkruar një zgjatje të re të kontratës deri në qershor 2027.
Ai është zëvendësuar nga ish-trajneri i Torinos dhe Genoas, Juric, i cili pritet të bëjë debutimin e tij në Stadio Olimpico kundër kryesuesve surprizë të Serie A, Udinese këtë fundjavë
Megjithatë, atmosfera do të jetë shumë e ndryshme nga zakonisht, sepse Curva Sud do të jetë bosh të paktën për gjysmën e parë të ndeshjes.
“Ka ardhur momenti që të dëgjohet zëri ynë,” thuhej në një deklaratë nga grupet e ultrasve të Romës.
“Curva Sud fton të gjithë tifozët nga çdo sektor që të marrin pjesë në protestë, e cila do të bëjë që e gjithë Curva Sud të qëndrojë jashtë stadiumit për gjysmën e parë të ndeshjes.”
Edhe pse nuk është një bojkot i plotë, tifozët do të braktisin shkallët për ngrohjen tradicionale para ndeshjes dhe këndimin e himnit të klubit.
Mbetet për t’u parë se sa nga tifozët e tjerë rreth Stadio Olimpico do të bashkohen në protestë dhe do t’i lënë vendet e tyre bosh.
You may like
-
Zhegrova: Në Prishtinë luajmë për fitore, për kombëtaren vij me kënaqësinë më të madhe
-
Milan njoftohet me humbjen e dytë këtë edicion, mposhtet nga Fiorentina
-
Nuk ka fitues në Vllaznia – Elbasani
-
Man Utd ndalet te Villa, Chelsea barazon me Nottinghamin
-
Malisheva e ka përnjëmend, përmbys Suharekën dhe vazhdon kryesimin
-
Juventus pranon golin e parë këtë edicion, Cagliari e ndal në barazim
Average Rating
Serie A
Milan njoftohet me humbjen e dytë këtë edicion, mposhtet nga Fiorentina
Published
1 week agoon
6 October 2024Skuadra e AC Milan ka pësuar humbjen e dytë në kampionatin italian, pasi u mposht 2:1 ndaj Fiorentinas në javën e shtatë.
Pjesa e parë ishte tejet interesante, ku u shënua një gol dhe u humbën dy penallti, shkruan Indeksonline
Golin për 1:0 e shënoi mesfushori francez, Yacine Adli në minutën e 35’të.
Kurse penalltitë i humbën lojtarët, si: Moise Kean dhe Theo Hernandez.
Në pjesën e dytë, Milani barazoi shifrat në 1:1 me anë të Christian Pulisic. Kurse, Tammy Abraham humbi një 11-metërsh.
Golin për tri pikë për “violan” e shënoi Gudmundsson në minutën e 73’të.
Me këtë fitore, Fiorentina shkon në kuotën e 10 pikëve në pozitën e 11-të, kurse Milani mbetët me 11 pikë në pozitën e 6-të.
Serie A
Juventus pranon golin e parë këtë edicion, Cagliari e ndal në barazim
Published
1 week agoon
6 October 2024Penalltia e konkretizuar në minutën e 88-të nga rumuni Razvan Marin, është goli i parë që skuadra e Juventusit e ka pranuar këtë edicion.
Cagliari e barazoi rezultatin në “Alianz Stadium” të Torinos, duke ia mohuar “Zonjës së Vjetër” fitoren, njofton Klankosova.tv.
Vendasit e morën avantazhin poashtu nga pika e bardhë, përmes serbit Dusan Vlahoviq, por që nuk u mjaftoi për 3 pikë.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri Thiago Motta ka dështuar ta kap vendin e dytë dhe t’i rrijë afër liderit, Napolit, raporton Klankosova.tv.
Ekipi i Amir Rrahmanit mbetet lider pas shtatë xhirove, me 16 pikë, pasuar nga kampioni aktual, Inter, që ka dy më pak, kurse Juventus është i treti me 13 sosh.
Serie A
Inzagi ndryshon 7 lojtarë për ndeshjen me Torinon, Asllani mbetet në stol
Published
1 week agoon
5 October 2024Paraqitja jo e mirë në derbin me Milanin i ka kushtuar shumë Kristjan Asllanit, i cili që prej atij takimi nuk ka marrë shumë minuta loje.
Ditën e sotme Interi do të sfidojë Torinon në “San Siro” dhe Simone Inzagi pritet që të ndryshojë përsëri ekipin krahasuar me formacionin, i cili luajti ndeshjen e vlefshme për Champions League në mesjavë.
Për duelin e sotëm Inzagi ka projektuar rotacion të rëndësishëm duke aktivizuar plot 7 lojtarë të ndryshëm nga 11-ja e cila mundi Cervena Zvezdën 4-0.
Mes emrave nuk figuron ai i Kristjan Asllanit. Për ndeshjen e sotme Inzagi i ka besuar Çalhanoglusë përsëri gabinën e regjisë.
Formacionet e mundshme
Inter (3-5-2): Zomer; Bisek, Açerbi, Bastoni; Darmian, Fratezi, Çalhanoglu, Mkhitarian, Dimarko; Lautaro, Thuram.
Torino (3-5-2): Milinkoviç-Saviç; Valukievic, Koko, Mazina; Pedersen, Riçi, Tameze, Iliç, Lazaro; Adams, Zapata.