Connect with us
SKY

Bundesliga

Shënohen 14 gola në pesë ndeshje të Bundesligës, barazon Dortmund

Published

on

Pesë ndeshje të Bundesligës, të vlefshme për javën e dytë, prodhuan 14 gola të shënuar.

Borussia Dortmund, nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në transfertë ndaj Werder Bremen. Vlen të theksohet, se nga minuta e 73-të, verdhezinjtë luajtën me 10 lojtarë, pasi Schlotterbeck, u ndëshkua me të kuq.

Borussia Monchengladbach, fitoi 0-2 ndaj Bochum jashtë, në një ndeshje të dominuar gjatë gjithë kohës.

Stuttgart-Mainz, ishte një përballje spektakolare, me dy skuadrat që barazuan 3-3, me dy gola të shënuar në fund. 

Fitore regjistroi edhe Eintracht Frankfurt, që mposhti 3-1 skuadrën e Hoffenheim. Sfida tjetër ishte ajo mes Holstein Kiel dhe Wolfsburg, e cila u fitua nga këta të fundit më rezultatin 0-2.

Continue Reading
Advertisement

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text