Read Time:40 Second

Xhiroja e pestë e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve ka sjellë një befasi të madhe. Është Shakhtar Dontesk që ka mposhtur 2:0 Real Madridin në Kiev.

Ka qenë e vështirë të mendohet një reagim kaq i fuqishëm i Shakhtar, që dy ndeshjet e fundit në grup i ka humbur me rezultate të thella, 6:0 dhe 4:0 nga Borussia Monchengladbach.
Por, këto rezultate ata i lanë pas, dhe me një paraqitje të mirë, mposhtën Real Madridin.
Braziliani Dentinho në minunutën e 57′, shënoi për 1:0.
Në minutën e 81′, ishte Manor Solomon që vendosi rezultatin përfundimtar, që shënoi për 2:0.
Pas kësaj fitoreje, Shakhtar numëron shtatë pikë, duke u renditur në vendin e dytë. Pikë të njëjta ka edhe Real Madrid, që mban pozitën e tretë.