Kombetarja Shqiptare
Sfida me Ukrainën, kombëtarja e Shqipërisë niset e plotë drejt Pragës
Published
4 days agoon
Me grup të plotë në prag të ndeshjeve të Nations League. Shqipëria mbylli stërvitjet me intensitet maksimal, teksa me grupin është stërvitur edhe Enea Mihaj, i cili mbërriti i fundit në grumbullim.
Kombëtarja niset e plotë drejt Pragës, për ndeshjen e parë të edicionit të ri, ku do të luajë ndaj Ukrainës, që në rolin e ekipit pritës i zhvillon ndeshjet në fushë neutrale. Pas ndryshimeve në listë, ku Broja dhe Gjimshiti të dëmtuar u zëvendësuan nga Uzuni dhe Ardian Bajrami.
Pjesa tjetër e futbollistëve është e gjitha në dispozicion të trajnerit Sylvinho, me stërvitjen që u zhvillua në palestër, për të vijuar në pas në fushë. Trajneri dhe stafi i tij e përqendruan punën te pjesa taktike, me skuadrën që duhet të jetë e kujdesshme përballë një rivali me peshë në futbollin kontinental.
Forma fizike e të gjithë futbollistëve kuqezi është paraqiture mirë dhe tashmë mbeten për tu parë zgjedhjet teknike të Sylvinhos, për të synuar rezultat pozitiv në ndeshjen e parë. Të premten kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe seancën e fundit stërvitore në kuadër të ndeshjes me Ukrainën. Shqipëria debuton në datën 7 shtator, me ndeshjen në Epet Arena që nis prej orës 20:45.
Aventura e kuqezinjve në Grupin B1 të Nation League vijon më 10 shtator, me sfidën e parë në shtëpi, ku Kombëtarja do të ketë përballë Gjeorgjinë. Takimi në Arenën Kombëtares nis në orën 20:45.
You may like
Average Rating
Kombetarja Shqiptare
Shqipëri – Gjeorgji në “Air Albania”, shiten të gjitha biletat
Published
1 day agoon
8 September 2024Mbrëmë, Shqipëria e ka realizuar një fitore spektakolare ndaj Ukrainës në Pragë.
“Kuqezinjte” triumfuan 1:2 me golat e Ardian Ismajlit dhe Jasir Asanit.
E pas këtij suksesi, skuadra e udhëhequr nga Sylvinho do ta ketë një tjetër përballje të marten.
Në “Air Albania”, ndeshja do të luhet kundër Gjeorgjisë, që po ashtu startuan mjaft mirë duke e mposhtur Çekinë 4:1.
Interesimi i tifozëve është shumë i madh dhe biletat për lojën Shqipëri – Gjeorgji janë shitur të gjitha, njofton Federata Shqiptare e Futbollit.
FSHF-ja i falënderon të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” më 10 shtator, në mbështetje të ekipit tonë Kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë respekt ndaj ekipit kundërshtar.
Kombetarja Shqiptare
Hysaj për gabimin që solli golin e Italisë: Instinkt sekondi, pashë topin dhe ula kokën
Published
2 months agoon
28 June 2024“Kaloi përtej futbollit”, kështu është shprehur futbollisti i Kombëtares, Elseid Hysaj për reagimin e furishëm në publik në lidhje me kokën e ulur në gjuajtjen e Nikolo Barelas në minutën e 16, me topin që më pas shkoi në rrjetë në ndeshjen Shqipëri-Itali.
I ftuar në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, Hysaj ka treguar me detaje emocionet dhe gjithçka që shkaktoi gjithë ai reagim i tifozerisë shqiptare kundrejt tij.
“Për mua kampionati ishte vërtetë i çuditshëm dhe shumë i bukur. Më vjen keq që e mbyllëm pa një fitore sepse e meritonim. Jam i kënaqur, çunat ishin të kënaqur. Na ra një grup shumë i fortë. Të gjithë kishim besim se mund të kalonin, se mund të ndodhte një mrekulli.
Si më ndodhi me mua, mund të ndodhi me dikë tjetër. Unë jam i qetë me të vërtetë. Në karrierën time kam kaluar momente të këqija dhe shumë të bukura. Unë kam arritur ngadalë çdo shkallë, jam lodhur për të arritur ku kam arritur dhe nuk besoj se një episod që mund të ndodhë… Kaloi përtej futbollit. Kritikat të gjithë i kemi pranuar. Doli jashtë futbollit. U ekzagjerua pak si shumë.
Unë direkt kam kthyer kokën, kur pashë që topi po hynte në rrjetë, direkt kam menduar se do të thonë njerëzit se ky u shmang. Po provoja që të ikja. Isha pak si i ulur, është një instinkt. Është një sekondë, është instinkt sepse pashë topin në moment të fundit dhe ula kokën. Nuk mundet që një episod i tillë që ndodh shumë shpesh në futboll…
Kanë kaluar tepër futbollit, janë marrë me flokët e mia dhe me paraqitjen time. Unë kam djalin 8 vjeç. Sikur një fëmijë i im të ishte në rrjetet sociale, nuk do të ishte bukur. Unë nuk e kam problem. Unë vij për shtetin tim këtu. Më vjen keq që njerëzit mendojnë se vij në Kombëtare për të kaluar ditën. Reagova për shkak të familjes. Ata janë të parët që më kanë mbështetur, babai im, djali dhe gruaja. E shikoja që kur flisja në telefon me prindërit e mi dhe më pyesin si je ti”, tha ai.
Kombetarja Shqiptare
Kualifikimi vlen sa një “thesar”, ja sa fiton kombëtarja shqiptare për pjesëmarrjen në Europian
Published
10 months agoon
22 November 2023Do të merren më shumë të ardhura se asnjëherë më parë.
Kombëtarja i ka siguruar Federatës Shqiptare të Futbollit 9.25 milionë euro me kualifikimin që ka arritur në finalet e Kampionatit Europian.
Kjo është shuma që do të marrë secili nga 24 ekipet finalistë.
Përveç kësaj, fitorja në grup do të vlente 1.5 milionë euro, ndërsa barazimi me 750 000 mijë euro.
Kjo do të thotë rritje 50 për qind, pasi fitorja në Euro 2016 shpërblehej me 1 milion euro, aq sa morën kuqezinjtë me fitoren në grup ndaj Rumanisë.
Fitimet nuk përfundojnë me kaq, sepse nëse Shqipëria kalon në raundin e dytë, do të fitojë 2 milionë euro, ndërsa shpërblimet rriten në 3.25 milionë për çerekfinalet dhe 5 milionë euro për gjysmëfinalet.
Natyrisht, e kemi pak të vështirë të mendojmë se Shqipëria do të arrijë deri këtu.
Liga e Kombeve, fitojnë Franca dhe Italia
Trajneri i Qipros pas humbjes ndaj Kosovës: Jemi shumë të zhgënjyer me rezultatin, kemi shumë probleme
“Federata e ka dhënë komunikatën”, Foda refuzon të komentojë përjashtimin e tre yjeve, flet vetëm për fitoren
Lajmet në Trend
-
UEFA Nations League14 hours ago
Dita e ndeshjes: Kosova mes shumë problemesh kërkon fitoren ndaj Qipros
-
Kombetarja e Kosoves1 day ago
U përjashtua nga grumbullimi me kombëtaren, portieri Muric: “Llafet s’janë të vërteta”
-
Kombetarja Shqiptare1 day ago
Shqipëri – Gjeorgji në “Air Albania”, shiten të gjitha biletat
-
UEFA Nations League1 day ago
Foda: Qipro ka lojtarë të fortë, sonte do të nxjerrim në pah pikat e tyre të dobëta
-
Home14 hours ago
Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian