Superliga e Kosoves
Sermaxhaj e nis me humbje
Published
2 years agoon
Pas ndeshjes, trajneri i Sami Sermaxhaj që debutoi në këtë ndeshje në bankinën e malishevasve ka thënë se skuadra nga Suhareka ka cilësi shumë më shumë se ta.
“Ideja ishte që të luajmë me kundërsulme dhe të marrim një rezultat pozitiv”, ka deklaruar fillimisht ai pas ndeshjes për ArtSport.
“Në avancuam të parët dhe në pjesën e parë treguam paraqitje të mirë, por Ballkani ka nivel dhe këtë e dëshmoi”.
“Fillimisht, duke barazuar rezultatin në fund të pjesës së parë dhe pastaj të shënoj dy golat tjerë në të dytën”.
“Ata dominuan në pjesën e dytë dhe e kishim shumë të vështirë ta përballojmë lojën e tyre që ishte tejet e shpejt. Ne luftuam deri në fund dhe përgëzoj ekipin për karakterin që tregoi, por në këtë ndeshje cilësia e bëri të veten”, ka shtuar më tej Sermaxhaj.
You may like
Superliga e Kosoves
Malisheva e ka përnjëmend, përmbys Suharekën dhe vazhdon kryesimin
Published
4 days agoon
6 October 2024Malishevës nuk njeh kundërshtar.
Skuadra e udhëhequr nga Bekim Isufi e ka përmbysur Suharekën, për ta vazhduar kryesimin e renditjes tabelare në elitën futbollistike në Kosovë, raporton Klankosova.tv.
Vendasit e mbyllën pjesën e parë në epërsi, pasi Mevlan Zeka shënoi që në minutën e tetë.
Megjithatë mysafirët me të filluar fraksioni i dytë, shpërthyen në stadiumin e qytetit të Suharekës, duke realizuar plot tri herë.
Fillimisht rezultati u barazua nga Arlind Veliu në minutën e 58, kurse avantazhin skuadrës së tij ia dha Fatjon Bunjaku, pesë minuta më vonë.
Vulën e 3 pikëve të reja, e vendosi goli i Drilon Hazrollaj nga penalltia, tetë minuta para se të përfundonte koha e rregullt, njofton Klankosova.tv.
Pas këtij triumfi, Malisheva udhëheq renditjen tabelare me 17 pikë, 3 më shumë se sa përcjellësit, Ballkani e Llapi që kanë grumbulluar nga 14 sosh.
Superliga e Kosoves
Xhiro e 8-të e Superligës në futboll mbyllet sot me dy super ndeshje, vëmendja në Podujevë
Published
5 days agoon
6 October 2024Xhiro e 8-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll do të mbyllet sot me dy duele tejet interesante.
Ndeshja kryesore e ditës është padyshim ajo mes Llapit dhe Ballkanit.
Kampioni vjen pas një fitore të thellë në shtëpi 4-0 ndaj Ferizajt, teksa llapjanët po ashtu triumfuan thellë ndaj Suharekës me rezultat 3-0 në shtëpi, e cila ishte fitorja e tretë rresht e tyre në kampionat, shkruan Sinjali Sporti.
Dy skuadrat që do të luftojnë të marrin kreun e tabelës kanë bilanc identik pas 7 xhirove të luajtura, me ‘portokallinjtë’ që ndodhen aktualisht në vendin e tretë me 13 pikë, po aq sa ka edhe Llapi në një pozitë më poshtë.
Dueli i fundit mes tyre i zhvilluar në “Zahir Pajaziti” ishte ndeshje ‘historike’ për Ballkanin, të cilët siguruan titullin e ligës për herë të tretë rresht, pas një fitore 1-0 me golin e Bernard Karricës.
Ndeshja tjetër interesante është ajo mes Suharekës dhe Malishevës.
Malisheva ndodhet lider në Superligë me 14 pikë por ndeshjen e fundit u ndal me barazim 1-1 në udhëtim ndaj Feronikelit 74.
Suhareka ndërokohë fundjavën e kaluar u njoftua me humbjen e parë në kampionat, duke pësuar disfatë 3-0 ndaj Llapit.
Suharekasit ndodhen në pozitën e 6-të me 13 pikë, duke ndarë pikët me Prishtinën, Ballkanin, Llapin dhe Dritën.
Të dyja duelet fillojnë nga ora 15:00.
Superliga e Kosoves
Prishtina ngadhënjen me golat e Llugiqit dhe Ngattas
Published
5 days agoon
5 October 2024Prishtina ndal tre pikë në cilësinë e vendasit.
Bardhekaltrit luajtën si vendas në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Prishtina ngadhënjeu me rezultat 2:0 ndaj Feronikelit 74.
Futbollisti Llugiqi shënoi në minutën e 40-të e Ngatta në atë të 90+4..
“Nikli” ka pësuar humbjen e 7-të, ka vetëm një barazim në 8 javët e deritashme.
Prishtina renditet në pozitën e tretë me 13 pikë (një ndeshje më pak) dhe Feronikeli në fund ka vetëm një pikë.