Connect with us

UEFA Champions League

Serbët nuk ndryshojnë, drejtori i Egnatias: Kanë nisur provokimet, na penalizoi Elbasani për tifozët

Published

on

Egnatia dhe Borac luajnë në orën 21:00 ndeshjen e dytë të vlefshme për turin e parë të Champions League.  Kujtojmë se takimi i parë mes tyre përfundoi me shifrat 1 me 0 për Borac. Rrogozhinasit besojnë te përmbysja në “Elbasan Arena”.

Për mikrofonin e RTSH Sport foli para ndeshjes drejtori i përgjithshëm i Egnatias Klejdi Zenelaj. Ky i fundit tregoi për provokimet që nuk mungojnë nga ana e Borac dhe në Shqipëri.

Si është situata te kampionët? “Çdo gjë ka shkuar në mënyrën e duhur. Kemi disa mungesa, gjithsesi besoj nga ekipi do i marrim maksimumin ndeshjes.

Ekipi i është përgjigjur mirë trajnerit dhe modulit. Dhe djemtë e rinjt që do futen sot besoj do bëjnë shumë mirë”.

UEFA shumë e vëmendshme për sot? “Ekipi mik do bëjë provokimet e tij që pothuajse i ka nisur”.

Më shumë tifozë? “Na penalizoi Elbasani që nuk është qyteti ynë, gjithsesi të shijojmë këto që kemi”.

Sa besim keni për përmbysjen? “100%”.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text