AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Sarri : Do të luajm me më të mirët e kampionatit

Sarri : Do të luajm me më të mirët e kampionatit

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri ka folur për ndeshjen ndaj Interit.

Interi do të jetë mysafirë i Lazios në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë në Serie A.

Përpara këtij takimi është trajneri i Lazios, Sarri që ka thënë se do jetë një përballje me skuadrën më të fortë në kampionat.

“Do të përballemi me atë që mund të jetë skuadra më e fortë e kampionatit, edhe nga ana fizike. Mbrojtja varet nga e gjithë skuadra, do të luajmë një ndeshje të rëndësishme dhe shpresoj që lojtarët të konfirmojnë kujdesin dhe vëmendjen e kërkuar”, u shpreh ai.

Lazio në dy xhirot e para ka një fitore (2:1 ndaj Bologna dhe një barazim 0:0 ndaj Torinos), kurse Interi ka dy fitore (2:1 ndaj Lecce dhe 3:0 ndaj Spezia).

Ndeshja në mes Lazios dhe Interit zhvillohet sot, me fillim nga ora 20:45.

Resize text