Bundesliga
Sancho kërkon qëndrimin në Bundesliga, Dortmund e United nisin negociatat për anglezin
Published
4 months agoon
Pavarësisht zhgënjimit të fortë në finalen e Champions League të humbur në “Wembley” ndaj Real Madrid-it, sulmuesi i kombëtares angleze Jadon Sancho tashmë ka vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij dhe ku dëshiron ta vazhdojë karrierën.
I huazuar nga Borussia Dortmund gjatë merkatos së janarit nga Manchester United, sulmuesi 24-vjeçar gjeti formën e tij më të mirë te “Verdhezinjtë” dhe në këtë situatë, Sancho shpreson që Borussia Dortmund të arrijë marrëveshje me “Djajtë e Kuq” për transferimin e tij të përhershëm në “Signal Iduna Park” ku po kalon një moment shumë të mirë.
Ndërkaq, kujtojmë se që prej rikthimit të tij në Bundesliga, Sancho është kthyer në një protagonist të vërtetë, te skuadra e teknikut, Edin Terzic, ku në 21 përballjet e zhvilluara që prej janarit ka arritur të regjistrojë tre gola, si dhe tre asistime.
You may like
-
Milan njoftohet me humbjen e dytë këtë edicion, mposhtet nga Fiorentina
-
Nuk ka fitues në Vllaznia – Elbasani
-
Man Utd ndalet te Villa, Chelsea barazon me Nottinghamin
-
Malisheva e ka përnjëmend, përmbys Suharekën dhe vazhdon kryesimin
-
Juventus pranon golin e parë këtë edicion, Cagliari e ndal në barazim
-
Superiorja e Shqipërisë premton spektakël
Bundesliga
Diogo Jota bën heroin, Liverpool mposht Crystal Palace
Published
1 week agoon
5 October 2024Liverpool ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim te Crystal Palace.
“Reds” fituan me rezultat 0:1, sfidë që ishte e hapur nga minuta e parë.
Palace në fakt shënoi pas vetëm 20 sekondave, por që goli iu anulua shkaku i pozitës jashtë loje.
Pas kësaj Liverpooli ishte më kërkues, duke gjetur golin me anë të Diogo Jotas, i cili mori asistim nga Gakpo (9′).
Liverpool mund të shënonte edhe disa gola, sidoqoftë Jota e Salah nuk ia dolën t’i finalizonin.
Palace në anën tjetër mund të barazonte në fund përmes Eze, por Alisson bëri një super pritje.
Kësisoj Liverpool vazhdon si lider me 18 pikë derisa Palace renditet në pozitën e 17-të me tre sosh.
Sot, ndeshja mes Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen përfundoi me rezultat 1-1, njofton LajmeSportive.
Goli për Bayern Munich u shënua nga Pavlovic, ndërsa për Bayer Leverkusen goli u realizua nga Andrich.
Kjo ndeshje ishte e luftuar dhe të dyja ekipet treguan aftësi të konsiderueshme në fushë.
Rezultati baraz sjell një pikë për secilin ekip, duke ruajtur konkurrencën në krye të tabelës së Bundesliga-s.
Bundesliga
Leverkuseni regjistron fitore të vështirë, Xhaka kontribuoi me asist
Published
3 weeks agoon
22 September 2024Kampioni i Gjermanisë, Bayer Leverkuseni, ka shënuar tjetër fitore me gol në minutat shtesë.
Të dielën, Leverkuseni fitoi 4:3 ndaj Wolfsburgut, në kuadër të xhiros së katërt të elitës gjermane të futbollit.
Leverkuseni në katër ndeshje ka mbledhur nëntë pikë dhe renditet i dyti. Më herët kishte pësuar humbje nga Leipzigu, ndërsa i kishte edhe dy fitore.
Ndeshja e së dielës ishte shumë interesante.
Wolfsburgu, që ishte mysafir, kaloi në epërsi 1:0 që në minutën e pestë kur Nordi Mukiele realizoi autogol.
Në minutën e 14-të Granit Xhaka asistoi për Florian Wirtzin që shënoi golin e barazimit, 1:1. Jonathan Tah kaloi në epërsi 2:1 Leverkusenin në minutën e 32-të, por menjëherë në minutën e 37-të rezultatin në 2:2 e barazoi Sebastiaan Bornauw.
Mattias Svanberg shënoi gol tjetër për Wolfsburgun në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Ai realizoi për 3:2.
Në minutën e 48-të shifrat në 3:3 i barazoi Piero Hincapie.
Në minutën e 88-të u përjashtua Yannick Gerhardt i Wolfsburgut, kurse në minutën e 93-të, golin e fitores së madhe për Leverkusenin e shënoi Victor Boniface.
Në edicionin e kaluar Leverkuseni shumë fitore i ka arritur me gola në minutat shtesë. Dhe kjo po vazhdon edhe këtë edicion.
Xhaka e kompletoi ndeshjen te skuadra kampione dhe ishte prej më të mirëve.
Wolfsburgu është i 13-ti me tri pikë.