Connect with us

Home

Ronaldo synon të luajë edhe 2-3 sezone dhe pastaj ta blejë një klub futbolli

Published

on

Cristiano Ronaldo ka thënë se dëshiron të jetë pronar i një klubi futbolli, pasi t’i ketë varur këpucët në gozhdë pas dy apo tri viteve.

Përfaqësuesi i Portugalisë ka marrëveshje me klubin e Arabisë Saudite Al Nassr deri në qershor 2025, por po bën plane për të ardhmen qysh tani.

“Nuk e hedh poshtë mundësinë për t’u bërë pronar i një klubi. Është diçka për të cilën kam menduar që disa vite”, tha Ronaldo në Madrid ku po e promovon markën e vet të ujit në shishe.

Mbase do të jem pronar i një klubi futbolli. Jam në fund të karrierës sime, dy apo tri vite në maksimum”.

Ndërkohë, Ronaldo, i cili nënshkroi për Al Nassr në janar pasi u largua nga Manchester Unitedi, e përshëndeti vendimin e ish-bashkëlojtarit Karim Benzema për t’iu bashkuar atij në Saudi Pro League.

Benzema, 35 vjeç, iu bashkua kampionit saudit Al Ittihad në një marrëveshje dyvjeçare.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text