Connect with us
SKY

Home

Ronaldo dështon të futet në ekipin e sezonit në Arabi

Published

on

Cristiano Ronaldo nuk ia ka dalë të futet në ekipin e sezonit në Saudi Pro League, me gjithë rekordin mbresëlënës të golave për Al Nassr.

Sulmuesi 38-vjeçar, i cili iu bashkua Al Nassrit në janar, mungoi në 11-shën më të mirë të sezonit.

Por në formacionin më të mirë është heroi i Al Hilalit, Odion Ighalo, i cili i shënoi 19 gola në 27 ndeshje për skuadrën e tij.

Ronaldo kaloi në Al Nassr pasi marrëveshja me Manchester Unitedit iu shkëput në nëntor dhe portugezi i shënoi 14 gola në vetëm 16 paraqitje për skuadrën saudite.

Edhe pse me të në ekip, klubi nga Riadi nuk ishte në gjendje ta fitojë titullin në ligë, duke përfunduar në vendin e dytë pas Al Ittihadit.

Ndërkohë, ish-sulmuesi i Unitedit Ighalo e përfundoi sezonin si golashënuesi i tretë më i mirë, por u largua nga klubi pas vetëm 18 muajve.

Al Hilali kishte shpresuar se do ta joshte Lionel Messin në Lindjen e Mesme, por tani i duhet të gjejë dikë tjetër për ta zëvendësuar Ighalon, pasi argjentinasi vendosi t’i bashkohet Inter Miamit.

Ronaldo do të shpresojë ta përmirësojë rekordin sezonin e ri dhe ta udhëheqë Al Nassrin drejt titullit në 2023/24, por do të përballet me garë të fortë nga Al Ittihadi i cili e mori Karim Benzeman këtë verë.

Continue Reading
Advertisement

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text