Mbrojtësi Ronald Araujo ka dhënë “dritën jeshile” për kalimin te Juventusi në afatin kalimtar të janarit.
“Zonja e Vjetër” e ka bërë prioritet Araujon ngase duan përforcime në mbrojtje, ndërsa “Gazzetta dello Sport” raporto se uruguaiani ka arritur marrëveshje personale me klubin italian.
Araujo ka pasaportë spanjolle, prandaj ka të drejtë të luajë për Juventusin edhe nëse “Bianconerët” nuk kanë vend për lojtarë tjerë jo-italian këtë sezon.
Negociatat mes dy klube po vazhdojnë, me drejtorin e Juves Cristiano Guintoli që shpreson ta bind Barcelonën për ta lejuar lojtarin të largohet në formë huazimi këtë muaj.
Juventusi ka nevojë për dy mbrojtës në janar shkaku që Gleison Bremer dhe Juan Cabal do të mungojnë për pjesën e mbetur të sezonit shkaku i lëndimeve në gju, derisa Danilo është përjashtuar nga skuadra dhe nuk ishte i përfshirë në listën e lojtarëve që morën pjesë në Superkupën e Italisë
Aruajo së fundmi ka vuajtur për minutazhë te Barcelona, prandaj mund t’i kërkojë skuadrës spanjolle që t’i mbyllë shpejtë negociatat me Juventusin.
Përpos Araujos, Juventusi është në negociata me Feyenoordin për David Hanckon, i cili kushton rreth 30 milionë euro prandaj negociatat priten të jenë më të zgjatura.