Connect with us

Serie A

Roma nuk fiton as në shtëpi, mposhtet nga Empoli 

Published

on

0 0
Read Time:50 Second

Roma ka pësuar nga Empoli me rezultat 2-1 në kuadër të javës së dytë të Serie A.  

Empoli e nisi ndeshjen shumë më mirë se Roma, duke krijuar disa raste me Emmanuele Gyasi, Jacopo Fazzini dhe Lorenzo Colombon, por pa sukses. 

Në anën tjetër, Lorenzo Pellegrini kishte rast të mirë, por që as ky nuk gjeti rrjetën. 

Goli për Emoplin erdhi në minutën e 45-të, kur Lorenzo Colombo asistoi te Emmanuel Gyasi që shënoi për 1-0. 

Kur pritej që Roma të kthehej në pjesën e dytë, Lorenzo Colombo arriti të shënojë në portën e Mile Svilar për 2-0. 

Krejt çfarë bëri Roma në pjesën e dytë ishte një gol i shënuar nga Eldor Shomurodov  në minutën e 81-të për 2-1. 

Edhe pse tentuan dhe ishin afër të shënonin të dy skuadrat, ndeshja u mbyll me këtë rezultat.  

Roma është ende pa fitore në dy ndeshjet e para, me vetëm një pikë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Serie A

Pa fitues derbi i Italisë

Published

on

0 0
Read Time:20 Second

Roma ka importuar një pikë të madhe nga Torino. 

Derbi i madh italian nuk solli gola mes Juventusit dhe Romës, në kuadër të javës së tretë.

Juventusi renditet në vend të dytë me 7 pikë dhe Roma në të 16-tin me 2 sosh. 

Roma vazhdon pa fitore, tre ndeshje dy barazime dhe një humbje e Juve pa humbje, dy fitore e një barazim.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Serie A

Vazhdon kriza e Milanit, ndalet edhe nga Lazio

Published

on

0 0
Read Time:1 Minute, 8 Second

Milani ka luajtur baras me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Lazios në kuadër të javës së tretë në Serie A.

‘Rossonerët’ kaluan fillimisht në avantazh me anë të Strahinja Pavlovic i cili me kokë shënoi për rezultatin 1-0.

Me këtë rezultat përfunduan 45 minutat e para të këtij takimi.

Në pjesën e dytë, Lazio arriti që të barazojë shifrat në 1-1 me anë të Taty Castellanos i cili luftoi fortë në mesin e disa lojtarëve për të shënuar.

Nuk vonoi shumë dhe vendasit e gjetën edhe golin e rikthimit, këtë herë me anë të Boulaye Dia i cili shënoi për 2-1 duke finalizuar një aksion bukur të ndërtuar.

Gjithsesi ky gol nuk bëri që Milani të dorëzohej dhe ata u rikthyen sërish në lojë, duke barazuar rezultatin në 2-2 me anë të të inkuadruarit në pjesën e dytë Rafael Leao.

Deri në fund nuk pati më ndonjë rast shënimi për ndonjërën prej skuadrave dhe të dyja u desh që të pajtoheshin me nga një pikë.

Milani kështu ende nuk ka arritur që ta sigurojë fitoren e parë në edicionin e ri të Serie A, pasi tani numërojnë vetëm dy pikë pas dy barazimeve dhe një humbje.

Pas pushimit me kombëtaren, kuqezinjtë do të presin në ‘San Siro’ ekipin e sapopromovuar Venezian, aty ku do të synojnë fitoren e parë në kampionat./Telegrafi/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Serie A

Inzaghi: Fitore e madhe ndaj Atalantës, por kemi alarm për Bastoni dhe Calhanoglu

Published

on

0 0
Read Time:2 Minute, 21 Second

Shumë lajme të mira për Interin, që mposhti Atalantën në javën e tretë të Serie A, por edhe dy lajme që nuk ishin aspak të mira. Madje, gjatë ndeshjes së fituar me rezultatin 4-0 ndaj bergamaskëve, janë ndalur Alessandro Bastoni dhe Hakan Calhanoglu, të dy të zëvendësuar për shkak të problemeve muskulare.

Konkretisht, për mbrojtësin italian është një tendosje në tabanin e këmbës së djathtë. Për mesfushorin turk, lodhje në rotatorët e kofshës së majtë. Të dy do të duhet t’i përgjigjen thirrjes së kombëtareve të tyre përkatëse për ndeshjet e Ligës së Kombeve, me testet mjekësore në ditët në vijim, të cilat do të sqarojnë, në marrëveshje me stafin shëndetësor të ekipeve kombëtare dhe Interit, nëse do të jenë në gjendje për të marrë pjesë në angazhime ndërkombëtare ose për t’u kthyer në “Appiano Gentile”.

Simone Inzaghi foli për këtë temë në konferencën për shtyp, duke nisur nga një pyetje për Lautaro Martinez, i cili sapo të shërohet do t’i bashkohet kombëtares së Argjentinës: “Nuk më shqetëson, ai ka punuar shumë mirë. Jam i shqetësuar për Bastonin dhe Calhanoglun, të cilët kanë pasoja lodhjeje. Nuk më duket asgjë serioze, më kanë qetësuar mjekët, por janë dy alarme. Më pas do të kemi Barella, që do t’i nënshtrohet një operacioni të vogël në septumin e hundës. Nuk do të kem në dispozicion nëntë ose dhjetë lojtarë në ditët e ardhshme, do të stërvitemi me të rinjtë”.

Rreth fitores 4-0 ndaj Atalantës: “Djemtë ishin shumë të mirë, e filluam me vendosmëri të madhe dhe luajtëm mirë teknikisht, duke bërë një pjesë të parë të shkëlqyer. Ishte normale ta ulnim pak ritmin, por jam shumë i kënaqur. Një fitore e tillë kundër Atalantës të jep kënaqësi të madhe.

A ka diçka për të përmirësuar? Nuk kam çfarë t’ju them djemve, të mos harrojmë që kishim një skuadër të shkëlqyer përballë. Shumë herë kishim mbrojtës që nuk ishin në pozicionin e tyre të zakonshëm. Atalanta ju çon këtu, por djemtë ishin shumë të përqendruar”.

Deri ku mund të shkojë Thuram: “Vazhdon të punojë, është e qartë që ka filluar të luajë më shumë se 50 ndeshje me ne. Sezonin e kaluar bëri shumë mirë, gjithçka fillon nga koka e tij. U kthye herët sepse e dinim se kishim nevojë. Jam shumë i lumtur me sulmuesit e mi. Duhet të mbajmë gjithmonë një ritëm lartë. Do të jetë shumë e vështirë të përsërisim atë që bëmë sezonin e kaluar, por duhet të përpiqemi maksimalisht. Do të jetë një kampionat emocionues, ka shumë ekipe të përforcuara dhe pretendente”.

Cili është rivali më i frikshëm i Interit: “Nuk më pëlqen të bëj listime apo parashikime. Nuk më pëlqen të tregoj se cili do të jetë gjithmonë në pozita kryesuese, por ka ekipe me ambicie të mëdha si ne”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=