Connect with us

Serie A

Roma merr fitore ndaj Lecce

Published

on

0 0
Read Time:45 Second

Roma ka marrë fitore kundër Lecce.

Skuadra e Romës ka marrë një fitore mjaft të mundimshme në shtëpi, kundër skuadrës së Lecce.

‘Giallorossi’ kaluan herët ne epërsi, kur në minutën e 6’ arritën të shënonin gol me qendërmbrojtësin anglez, Chris Smalling.

Në minutën e 22’, Roma mori edhe një shtysë tjetër. Lecce mbeti me 10 lojtarë, pasi Hjulmand u ndëshkua me karton të kuq.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi lehtë për skuadrën e Jose Mourinho. Roma humbi epërsinë në minutën e 39’, kur Strefezza shënoi në portën e ‘Giallorossi’.

Vendasit arritën të reagonin në pjesën e dytë, vetëm me anë të një penalltie.

Ishte Paulo Dybala ai që konvertoi në gol 11 metërshin e minutës së 48’.

Me fitoren e regjistruar sonte, Roma shkon në 19 pikë për pozitën e pestë, dhe është katër pikë larg pozitës së parë. Lecce në anën tjetër mbetet me 7 pikë, në pozitën 16.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Serie A

“Bardhezinjtë” të pamposhtur, Juventus siguron fitoren e radhës në kampionat

Published

on

0 0
Read Time:43 Second

Janë ende të pamposhtur, si shumë pak ekipe në elitën e futbollit evropian.

“Bardhezinjtë” e Juventus vijojnë të mbeten të mposhtur në këtë sezon të Serie A, me djemtë e teknikut Thiago Motta, që mbrëmjen e kësaj të shtune fituan në transfertën e Udinese, me rezultatin e pastër 2-0.

Të golat e sfidës erdhën në pjesën e parë, me “gardianin” e Udinese, Madoyk Okoye që shënoi një autogol në minutën e 19’-të, ndërsa anësori i mbrojtjes Nicolo Savona dyfishoi shifrat për të siguruar një tjetër tre pikësh të artë, në elitën e futbollit në Apenine.

Falë këtij rezultati, Juventus ngjitet në kuotën e 21 pikëve, po aq sa Inter i vendit të dytë dhe vetëm 4 më pak se Napoli kryesues, të cilët ende nuk kanë zhvilluar sfidat e tyre, ndërsa Udinese mbetet në vendin e 7-të me 16 pikë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Serie A

Parma i “rrëmben” një pikë “Zonjës”, fiton Atalanta e Gjimshitit

Published

on

0 0
Read Time:1 Minute, 2 Second

Ishin përballje interesante dhe njëra prej tyre me rezultat shumë surprizues.

Kanë përfunduar edhe dy sfida të tjera të vlefshme për javën e 10-të të kampionatit italian të futbollit, Serier A, me “Bardhezinjtë” e Juventus që janë ndalur nga skuadra e Parma në barazimin 2-2, ndërsa Atalanta triumfoi 2-0 ndaj Monza.

Kështu, në “Allianz Stadium” të Torinos, djemtë e Thiago Motta arritën të barazonin dy herë shifrat fale “yjeve” amerikanë Ëeston McKennie e Timothy Ëeah, të cilët dërguan topin në rrjetët në minutat 31’ e 49’, për të vendosur përfundimisht “paqen”, pas golave të Del Prato dhe Sohm, në minutat 3’ dhe 38’.

Në krahun tjetër, Atalanta e Berat Gjimshitit, me këtë të fundit si zakonisht titullar ka arritur të shënojë dy gola ndaj skuadrës së Monza, me “Bergamaskët” që shënuan fillimisht me anë të Lazar Samardzic në minutën e 70’-të dhe më pas me anë të Davide Zappacosta në minutën e 89’-të.

Falë këtyre rezultateve, Atalanta ngjitet në vendin e 3-të të tabelës me 19 pikë, një më shumë se Juventus i një vendi më poshtë, Parma ngjitet në vendin e 14-të me 9 pikë, ndërsa Monza mbetet në vendin e 17-të me 8 pikë. /i.m /abcnews.al


Happy

Happy

0 %


Sad

Sad

0 %


Excited

Excited

0 %


Sleepy

Sleepy

0 %


Angry

Angry

0 %


Surprise

Surprise

0 %

Continue Reading

Serie A

Milan – Napoli, formacionet zyrtare

Published

on

0 0
Read Time:26 Second

Super ndeshja e Serie A mes Milanit dhe Napolit zhvillohet sonte.Ky takim luhet me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.

‘Rossonerët’ kërkojnë vetëm pikët e plota ndaj Napolit kryesues, por që të drejtuarit e Antonio Contes e kanë dëshmuar forcën e tyre, duke humbur vetëm në një ndeshje gjatë këtij sezoni.Ja formacionet zyrtare:

Milan: Maignan; Emerson Royal, Thiaw, Pavlovic, Terracciano; Fofana, Musah; Chukwueze, Loftus-Cheek, Okafor; MorataNapoli: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Buongiorno, Olivera; Anguissa, Gilmour, McTominay; Politano, Lukaku, Kvaratskhelia
/GazetaBlic Sport/


Happy

Happy

0 %


Sad

Sad

0 %


Excited

Excited

0 %


Sleepy

Sleepy

0 %


Angry

Angry

0 %


Surprise

Surprise

0 %

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=