AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Roma fitoren e parë Europa Ligë

0 0
Read Time:47 Second

Roma ka arritur fitore ndaj Helsinkit.

Roma ka qenë nikoqire e Helsnikit, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Evropa Ligë, ku edhe fituan 3:0.

0:0 ishte rezultati i 45 minutave të parë në ‘Stadio Ollimpico’, transmeton lajmesportive.

Roma nuk arriti të realizojë në pjesën e parë ndaj Helsinkit.

Që nga minuta e 15` ekipi mysafir ishin me 10 lojtarë, pas përjashtimit me të kuq të Tenhos.

Pavarësisht që romakët janë me një numër më shumë në fushë, nuk kanë arritur të shënojnë.

Por, pjesa e dytë nisi edhe më mirë për ekipin e Jose Mourinhos, pasi tundën rrjetën tri herë.

Fillimisht ishte Paulo Dybala që realizoi, në minutën e 47` të takimit.

Vetëm dy minuta më pas, e dyfishoi epërsinë Lorenzo Pellegrini.

Kurse për epilogun përfundimtar u përkujdes, Andrea Belotti, duke realizuar në minutën e 68`.

Me këtë fitore Roma ka arkëtuar tri pikë në dy ndeshje, kurse Helsinki ka 0.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Resize text-+=