Read Time:32 Second

Roma ka regjistruar tri pikë të reja në Serie A.
Skuadra e Romës ka marrë fitore minimale me rezultatin 0:1, në udhëtim kundër Sampdorias, shkruan lajmesportive.net.
‘Giallorossi’ zhbllokuan sfidën herët në minutën e 9’ të takimit, me anë të Lorenzo Pellegrini.
Pellegrini u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Ky gol doli të kishte vlerën e tri pikëve për romakët, sepse ishte ai që vulosi fatin e takimit.
Me fitoren e regjistruar sonte, Roma shkon në kuotën e 22 pikëve.
Tani, ‘Giallorossi’ mbajnë pozitën e katërt dhe janë një pikë larg Milan, kurse mbajnë në një pikë distancën me Lazion.