Roma e ka fituar me rezultat të ngushtë lojën ndaj Empolit në kuadër të xhiros së gjashtë të Serie A-së.
Paulo Dybala kaloi romakët në epërsi në minutën e 17-të .
Ndërkaq, vendësit barazuan përmes Baccio Bandinellit në minutën e 43-të.
Tammy Abraham riktheu epërsinë e Romës në minutën e 71-të, ndërkaq Lorenzo Pellegrini dështoi nga pika e bardhë për ta dërguar në 3:1 epërsinë e kryeqytetasve.
Jean-Louis Akpa Akproi u ndëshkua me karton të kuq për Empolin në minutën e 87-të.
Me këtë fitore Roma zë vendin e pestë me 13 pikë, ndërkaq Empoli të 16-tin me 4.