Ekipi italian, Roma ka besim te trajneri i tyre, Jose Mourinho.
Sipas ‘Il Corriere dello Sport’, Roma dëshiron të rinovojë Jose Mourinhon.
Portugezi ka kontratë deri në vitin 2024 dhe dëshiron të qëndrojë deri në vitin 2025.
Drejtuesit tashmë i kanë dërguar sinjale në këtë drejtim, po negociatat nuk kanë filluar.
Rikujtojmë që ‘Special One’ ka marrë drejtimin e Romës më 1 korrik të vitit 2021.