Connect with us

UEFA Champions League

Rikthehet Champions, Ballkani luan ndaj Santa Coloma

Published

on

Kampioni i Kosovës në futboll Ballkani, sot do ta nis aventurën evropiane.

Me fillim nga ora 20:00 do ta zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese ndaj ekipit nga Andorra, UE Santa Coloma.

Loja do të jetë e vlefshme për rrethin e parë kualifikes në Champions League.

Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja, do të mundohet që çështjen e fituesit ta zgjidh qysh në takimin e parë.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Tek skuadra nga Suhareka ka pasur disa largime, por kampioni është fuqizuar me prurje të reja sivjet.

Mbetet të shihet nëse do t’ju ec gjithçka në rregull kampionëve të Kosovës.

UEFA Champions League

Kompany përgëzon Barcelonën: Nuk ka justifikime për një humbje si kjo

Published

on

Vincent Kompany nuk ka dashur të justifikohet për humbjen 4-1 të Bayernit ndaj Barçës në “Montjuic”.

Trajneri belg, i cili erdhi në pankinën bavareze verën e këtij viti për të zëvendësuar Tuchel, nuk kërkon justifikime për të përligjur disfatën e hidhur: “Pse humbëm? Nuk ka justifikime për humbjen. Dua ta përgëzoj Barcelonën për këtë fitore”.

Ai pranoi se Barça i dominoi dhe se do të duhet të qëndrojnë së bashku për ta ndryshuar situatën në Champions League, pasi aktualisht bavarezët janë në vendin e 23-të, falë fitores së vetme kundër Dynamo Zagreb (9-2) dhe humbjes ndaj Aston Villa (1-0): “Kemi dështuar ndaj Barcelonës, ishte një humbje e qartë. Ne do të qëndrojmë të bashkuar, duhet të mësojmë nga kjo humbje”.

Barcelona nuk mund ta kishte nisur lojën më mirë, me një gol të Raphinha vetëm disa sekonda pasi Slavko Vinçiç i fryu “bilbilit” hapës të ndeshjes.

Që nga ai moment, Bayerni ishte më i mirë, siç u shpreh vetë ish-lojtari i Cityt dhe Anderlech: “Goli i parë ishte shumë i hidhur. Për gjysmë ore të pjesës së parë pata ndjenjën se mund të fitonim, më pas loja ndryshoi me golin e dytë dhe të tretë. Analiza e saktë e kësaj ndeshjeje do të bëhet me qetësi, në mënyrë që ne të mësojmë prej saj”.

Pasi humbi katër ndeshjet e tij si futbollist kundër Barçës, belgu nuk donte të bënte krahasime mes Barçës me të cilën u përball dhe skuadrës aktuale të Flick: “Këto janë kohë të ndryshme, Barça gjithmonë ka pasur futbollistë të mëdhenj. Nuk mund të bëhen krahasime”.

Me rezultatin 3-1, ai hodhi në lojë Coman, Goretzka, Musiala dhe Sane, veprim që e justifikoi me përmbysjen e rezultatit: “4 zëvendësime sonte? Kemi aktivizuar shumë lojtarë, sepse kishim nevojë për energji të pastra. Katër zëvendësime nuk janë të pazakonta, kur jeni në disavantazh. Diferenca ishte e madhe në atë kohë, kështu që donim energji të reja. Donim t’i jepnim një dinamikë të ndryshme lojës, por nuk ka justifikime për këtë humbje të thellë”.

Continue Reading

UEFA Champions League

Lamine Yamal: Po dëshmojmë se jemi ekipi më i mirë në botë

Published

on

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka lavdëruar ekipin e tij pas fitores së thellë dhe bindëse ndaj Bayern Munich të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve.

Barcelona ka mposhtur Bayernin me rezultatin 4-1 në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve 2024-2025.

Ekipi i trajnerit Hansi Flick dhuroi një paraqitje mahnitëse dhe fitoi falë tri golave të Raphinha dhe një tjetër të Robert Lewandowskit.

Kjo fitore ka bërë që ylli i ri i Barçës, Yamal, të ndihet krenar me ekipin e tij, të cilin e ka cilësuar si më të mirin në botë.

“Para kësaj ndeshjeje ne tashmë po ndiheshim shumë të sigurt”, ka thënë fillimisht Yamal për “CBS Sports”.

“Besojmë se jemi skuadra më e mirë në botë dhe mendoj se po e dëshmojmë. Ne do të shkojmë me të gjitha forcat tona dhe le të fitojë skuadra më e mirë në El Clasico”, përfundoi 17-vjeçari.

Katalanasit do të përballen me Real Madridin në “Santiago Bernabeu” të shtunën, më 26 tetor, ora 21:00.

Continue Reading

UEFA Champions League

Barcelona e shkatërron Bayern Munichun, Raphinha shkëlqen me het-trik

Published

on

Barcelona ka shënuar fitore të thellë ndaj Bayern Munich me rezultat 4:1, aty ku Raphinha shkëlqeu duke shënuar het-trik.

Skuadra e Hansi Flick nuk u përmbajt fare, pasi shënuan në pothuajse çdo rast që patën.

Goli i parë erdhi shumë herët, kur Raphinha në minutën e dytë shënoi për 1:0, pas një asistimi të bukur nga Fermin Lopez.

Bayern Munich u kundërpërgjigj pa u vonuar shumë. Ishte Harry Kane që barazoi shifrat në minutën e 18-të, i asistuar nga Sergey Gnabry.

Por, katalunasit deri në përfundim të pjesës së parë shënuan edhe dy herë.

Fillimisht shënoi Robert Lewandowski, duke rikthyer epërsinë prej një goli, për rezultatin 2:1, ndërsa në minutat shtesë Raphinha e shënoi golin e dytë personal në këtë takim, për rezultatin 3:1.

Në 45 minutat në vazhdim, përkundër se Bayern Munich e dominoi posedimin e topit, nuk arritën të bënin asgjë, ndërsa Barcelona e gjeti golin edhe një herë.

Raphinha e kompletoi het-trikun e tij në minutën e 56-të, kur shënoi për 4:1, me Lamine Yamal që asistoi.

Me këtë rezultat takimi përfundoi dhe Barcelona tani shijon fitoren e dytë, krahas edhe një humbje që pësuan në ndeshjen e parë. Në anën tjetër Bayern Munich e pëson edhe humbjen e dytë në Ligë të Kampionëve.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=