AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Reali pa tre yje sonte në gjysmëfinale të Copa del Rey

Reali pa tre yje sonte në gjysmëfinale të Copa del Rey

Real Madridi nuk do të mundë të llogarisë në tre yje sonte në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey.

“Los Blancos” do të përballen me Real Sociedadin në Kupën e Mbretit, ndërsa trajneri Carlo Ancelotti ka vendosur t’i pushojë tre lojtarë për shkak të orarit të ngjeshur që i pret madrilenët.

Kylian Mbappe s’do të jetë në dispozicion të “mbretërve” pasi nuk stërviti dje për shkak të dhimbjeve me dhëmbin, të cilin e hoqi më pas, shkruan “Gazeta Express”.

Krahas sulmuesit francez, trajneri Ancelotti vendosi t’i pushojë edhe portierin Thibaut Courtois dhe mesfushorin Federico Valverde.

Madrilenët janë përballur me lëndime të shumta në këtë sezon, ndërsa trajneri italian është munduar të bëjë improvizime duke i lëvizur lojtarët nga njëra në tjetrën pozitë.

Sidoqoftë, Reali synon të nxjerr rezultat të favorshëm sonte para ndeshjes së kthimit, të cilën do ta zhvillojë në shtëpi në muajin prill. /Gazeta Express

Resize text